Partia e Lirisë propozon 15 Amendamente për Buxhetin 2025: Rritje e pensioneve me 6,5%, rrogave me 6,2% dhe ndihmës ekonomike me 20%

Partia e Lirisë propozon 15 Amendamente për Buxhetin 2025: Rritje e pensioneve me 6,5%, rrogave me 6,2% dhe ndihmës ekonomike me 20%

Tedi Blushi dhe Petraq Milo

Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë deklaroi sot (21 Nëntor) 15 Amendamentet e saj për Buxhetin e vitit 2025, duke ia propozuar Parlamentit për t’u marrë parasysh dhe përfshirë.

Amendamentet u prezantuan sot nga Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe Petraq Milo.

Mes tyre binin në sy kërkesa për rritje të pensioneve me 6,8%, rritje e pagave me 6,2% dhe rritje e ndihmës ekonomike me 20%. Gjithashtu edhe anulim i pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe për PPP-të korruptive.

“Partia e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike. Ky parim kombinon përfitimin nga rritja ekonomike, rritjes së kujdesit social për të qenë përfituese të gjitha shtresat, si dhe të mbështetjes së rritjes ekonomike”, tha Milo. 

PL propozoi edhe kujdes të veçantë ndaj shtresave sociale në nevojë për të ruajtur nivelin e jetesës, sektorët e arsimit, shëndetësia dhe bujqësia. 


Lista me 15 Amendamentet e Partisë së Lirisë:
1-Të parashikohet rritja e pagave duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025 në nivelin 6.2% i barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit për vitin 2024 ne 2.3% dhe rritjen ekonomike në nivelin 3.8% me një efekt për periudhën vjetore në 7.9 miliard lekë 
2-Të parashikohet rritja e pensioneve duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, në nivelin 6.8% e barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit te artikujve ushqimore ne 2.8% si dhe rritjen ekonomike te parashikuat te vitit 2024, me një efekt për periudhën vjetore në 17.8 miliard lekë, ose një efekt shtesë neto në 16.2 miliard lekë duke marrë në konsideratë parashikimin e rritjes për 1.6 miliard lekë në projekt buxhetin e propozuar 
3-Të parashikohet rritja e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe papunësisë në masën 20 % mbi atë që është planifikuar me një efekt vjetor në 5.6miliard lekë
4-Të parashikohet rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Arsimit mbi rritjen e planifikuar te draft buxhetit te paraqitur, me një efekt shtesë në 6.2 miliard lekë, me qellim kryesor rritjen e investimeve për Ministrinë e Arsimit si dhe rritjen e fondeve për Kërkim Shkencor
5-Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi rritjen e planifikuar te draft buxhetit te paraqitur me menjë fond shtesë në 8.0 miliard lekë
6-Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë mbi rritjen e planifikuar të draft buxhetit te paraqitur menjë fond shtesë në 1.5 miliard lekë
Efekti total i këtyre masave është 45.3 miliard lekë. 
Propozimet për të mbuluar këtë shtesa te propozuara ë në buxhetin e vitit 2025 pa prekur nivelin e deficitit buxhetor, janë si më poshtë.
7-Shkurtimi në 10% të investimeve me financim të brendshëm menjë efekt vjetor në 11.2 miliardë lekë.
8-Shkurtimin në5% të shpenzimeve operative, duke përmirësuar administrimin financiar të kësaj kategorie te shpenzimeve me një efekt në 3.4miliardë lekë
-Uljen e nivelit te informalitetit të deklarimit te pagave në masën 10% me efekt rritjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore me një efekt vjetor shtesë të të ardhurave në masën 16.9 miliardë lekë
10-Ne uljen e përjashtimeve tatimore (shpenzimeve tatimore) jo efektive nga pikëpamja ekonomike dhe sociale në nivelin 5% me një efekt shtese te te ardhurave në 6.3 miliardë lekë
11-Nga rritja e të ardhurave për periudhën vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga rritja e pagave me efekt rreth 2.2 miliardë lekë
12-Nga anulimi i koncensionit me financim buxhetor të portit të jahteve Orikum me efekt 0.96 miliardë lekë 
13-Nga anulimi i koncensionit me financim buxhetor te kontrollit të check – up me efekt 0.88 miliardë lekë 
14-Nga anulimi i koncensionit me financim buxhetor për instrumentet sterilizues kirurgjikal me efekt 1.90 miliardë 
15-Nga anulimi i koncensionit me financim buxhetor te inceneratorit të Tiranës, me efekt 1.27  miliardë lekë

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rokland: 21/11/2024 21:11

    beni shu rren dhe po te jete emundur mu ke burgu i like grabitqarit

    Përgjigju
  • Ratabole Genti: 21/11/2024 18:16

    Partia sumēs me Tedi Blushin bibilushin do realizoi dēshirat e burgaxhiut Ilir Meta e vērteta qē me njē tē rame lapsi merte 700.000 mij euro. Kurse Tedi Blushi bibilushi do ta ket dorēn mē tē let o i shkreti milet po tē besoi ty mor bibilush i gjithi kaush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm