Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

“Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal. Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë që edhe fondet e AZHBR që duhet të shkojnë në bujqësi kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si Qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, edhe pronat publike që janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe më larg”, tha Meta.

Ndërsa Briseida Shehaj, anëtare e Partisë së Lirisë, ka thënë se Inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 mln euro duke lënë peng pronat publike.

“Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsesj 8 kredi, rreth 16 mln dollarë.  Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe , ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, dtaa 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim. Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbusoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie. Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem. Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata”, tha Shehaj.

Briseida Shehaj, kordinatore kombëtare antikorrupsion e Partisë së Lirisë, tha se kompania ka të drejtë të lërë kolateral, peng për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë Sipas saj më seriozët në këtë proces kanë qenë bankat, jo qeveria. Shehaj tha se paratë që janë marrë nga kreditë nuk kanë shkuar për investim.

“Ne do të bëjmë transparencë të plotë. Janë zero lekë investim nga kompania mëmë në Shqipëri. Situata është edhe më e rëndë në Fier”, tha ajo.

Meta tha se kompania mëmë në hollandë duhet të investonte para në vendin tonë, por ajo po merr vetëm paratë duke atakuar SPAK për hetime të ngadalta.

"Në vend të investonte, merr para. Pas kësaj është banda e strukturuar kriminale që frymëzohet nga KM-ja Rama. SPAK po heton me ritëm breshke, vjedhja me ritëm kanguri. Drejtëisa popullore më e rëndësishmja. Në shtator një skandal më i madh do publikohet dhe kjo lidhet me Fierin", tha ai. 

Meta u pyet edhe për hetimet e SPAK, të cilat sipas tij janë me hapin e breshkës. Kryetari i PL tha se SPAK duhet të bëje hetime dhe të ndryshojë akuzën në 'grup i strukturuar kriminal'  Denoncimi i bërë nga Partia e Lirisë është i disati, i cili sheh në qendër të akuzave kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Keni besim në SPAK? Meta: Do tregojë reflektim nëse ndryshon akuzën në ‘grup kriminal’ për inceneratorët

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka vijuar denoncimet e tij për inceneratorët është pyetur nëse ka besim te hetimet e SPAK. Sipas tij reflektimi nga drejtësia do të vijë kur akuzat për këtë aferë t’i bëjë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Personat që kanë firmosur e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë ata dhe të tjerët. Minimumi shpërdorimi i detyrës. Këtu është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Dhe drejtësia duhet të reflektojë me këto akuza. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërsa vjedhjet vazhdojnë me shpejtësinë e kangurit”, tha Meta.  

Meta u shpreh se situata është tepër tragjike në drejtim të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe interesit publik.

“Veliaj ka angazhuar jo vetëm bashkinë por edhe gjithë qarkun duke shkelur ligji dhe jashtë çdo kompetence në një borxh dhe detyrim të tillë, se nuk janë paratë e bashkisë por të qytetarëve. Nuk shkojnë te qytetarët por te kompania mëmë e cila duhet të sjellë lekët për të investuar të inceneratori. Kanë vënë peng pronat publike në banka. I përgëzoj bankat që janë sjell në mënyrë korrekte dhe duhet ët vijojnë të përmbushin detyrimet që ti mbajnë jashtë këtij skandali të qeverisë. Pra, është e qartë sesi i gjithë shteti është vënë në dispozicion të aferës së shekullit. Këto lek të vijën nga Holanda këtu, shkojnë lekët e  qytetarëve në Holandë dhe vende të tjera pasi do të kemi para jush edhe shumë fakte të tjera të rënda. Ekipi që ka bërë një punë të shkëlqyer prej kohësh. Këto dokumente janë pranë SPAK, por gjykatësi më i mirë i kësaj do jetë populli i Tiranës”, tha Meta.