Partia e Lirisë: Veliaj u merr ndërtuesve para, jo streha sociale! Kemi vënë në dijeni SPAK-un

Partia e Lirisë: Veliaj u merr ndërtuesve para, jo streha sociale! Kemi vënë në dijeni SPAK-un

Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, Nënkryetari i Partisë së Lirisë akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se vijon të abuzojë me programin e strehimit social, duke përdorur të ardhurat që përfitohen për punësimet elektorale.

Braimllari akuzon Veliajn se u merr ndërtuesve para dhe nuk u merr apartamente për strehim social ashtu siç e kërkon ligji. Sipas Partisë së Lirisë janë rreth 25 mijë metra katrorë ndërtim që Bashkia e Tiranës duhet t’i merrte për familjet e pastreha, por nuk e ka bërë.

Në deklaratën për mediat, Braimllari tha se i kanë vënë në dispozicion SPAK dokumente mbi kwto shkelje.

“Strehimi është bërë një pamundësi sociale për mijëra familje të reja, të cilat janë pa banesë. Jo vetëm për shkak të çmimeve të larta të cilat shërbejnë për pastrimin e parave të pista por dhe për shkak të vendimeve të paligjshme të Bashkisë së Tiranës për të nxjerrë të pabanueshme pallate me justifikimin se gjoja janë dëmtuar nga tërmeti siç ndodhi në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat dhe tek njësia administrative numër 4. Partia e Lirisë pasi ka vënë në dijeni me fakte dhe dokumente SPAK, mbi pazaret e Erion Velajt për të mos marrë qindra apartamente të gatshme ashtu siç e kërkon ligji për shtresat në nevojë me qëllim strehim e tyre.  Ku ligji e përcakton qartë që ndërtuesit të japin sipërfaqe banimi dhe jo para. 

Nga të dhënat që ne disponojmë, janë të paktën 25 mijë metra katrorë ndërtim që Bashkia e Tiranës duhet t’i merrte për familjet e pastreha. Pra është i qartë abuzimi marramendës i Erion Velisë në Bashkinë e Tiranës me interesat e qytetarëve në nevojë. Taksat që Erion Veliaj mbledh në Tiranë po përdoren për punësime elektorale dhe jo për shërbime për qytetarët.  Erion Veliaj nuk bën asnjë lloj transparence, se ku shkojnë dhe paratë që mbledh nga taksa e infrastrukturës ku ne si Parti e Lirisë, çdo ditë kemi denoncuar gjendjen e mjeruar të rrugëve në Tiranë.  14 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Erion Velajn mbi abuzimet me taksat e qytetarëve, paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij”, tha Braimllari.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 14/01/2023 20:00

    Kur flet dhe ky si buke fiku mos ngelte njeri pa folur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë