Partia e Lirisë në një deklaratë për mediat, i konsideroi legjitime kërkesat e ngritura nga qytetarët në protestat në Tiranë duke theksuar se shqetësimet e tyre reflektohen në programin që kjo forcë politike ka.
Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LRI-së, Anisa Ibraj, tha se kërkesat për arsim cilësor, mundësi të barabarta, punësim dinjitoz dhe perspektivë për të ndërtuar jetën në Shqipëri janë të drejta dhe duhet të marrin përgjigje përmes dialogut dhe politikave konkrete.
"Prej 17 ditësh, të rinjtë dhe të rejat në Tiranë po protestojnë për çështje që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e tyre.
Përtej çdo debati politik, këto protesta kanë sjellë në vëmendje nevojën për më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë vëmendje ndaj problematikave me të cilat përballet rinia shqiptare sot.
Partia e Lirisë i konsideron legjitime shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga të rinjtë, pasi ato lidhen me të drejtën për arsim cilësor, mundësi të barabarta, punësim dinjitoz dhe perspektivë për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Ne besojmë se përgjigjja ndaj këtyre shqetësimeve duhet të vijë përmes dialogut, dëgjimit dhe politikave konkrete që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e tyre.
Në këtë frymë, një pjesë e rëndësishme e politikave të Partisë së Lirisë synon përfitim të drejtpërdrejtë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Në Programin 5 Prioritete per 4milion shqiptar plus parashikohen masa konkrete për arsimin, punësimin dhe sipërmarrjen rinore.
Partia Lirise synon: Të zgjerojë mbështetjen financiare për studentët e ekselencës.
▪️ Të realizojë dhe mbështesë sistemin e praktikantëve pranë kompanive vendase dhe të huaja
▪️ Të përmirësojë aftësitë digjitale të të rinjve nëpërmjet përdorimit me të avancuar të TIK.
▪️ Të përgjysmojë shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit. Të garantojë një paketë që siguron uljen e kostos së jetesës së studentëve ku përfshihen banimi, ushqimi, transporti e mjetet mësimore.
▪️ Të përfshijë praktikat e detyruara të punës (internship) në Bachelor dhe Master. Të përshtasë kurikulat e një ose dy viteve të fundit për studentë të veçantë për t’ju përgjigjur nevojave të kompanive (mbi bazë marrëveshjesh qeveri-privat-shkollë)
▪️ Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshetimit të aftësimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojnë, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njejtën kohë.
▪️ Të realizojë prokurim të laboratorëve të biznesit privat dhe infrastrukturën shtetërore për trajnimin praktik të shkollave dhe universiteteve.
▪️ Të forcojë kërkimin shkencor dhe inovacionin nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, rinovimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të Legjislacionit. Ngritje e sistemit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në nivelin e financimit buxhetor në mesataren e BE-së.
▪️ Të përmirësojë cilësisht sistemin e këshillimit të karrierës.
▪️ Të kthejë sportin si një aspekt të rëndësishëm të kurrikulës shkollore. Të rrisë vlerën e sportit në kreditet akademike.
▪️ Mbështetje për përfshirjen në sistemin arsimor dhe kërkimin shkencor të zhvillimit të koncepteve, metodave dhe teknologjive të reja për t’ju përgjigjur ndikimeve nga ndryshimet klimatike.
▪️ Programe intensive për4 hyrjen e të rinjve në tregun e punës –Garancia për të rinjtë – Programi “Youth Guarantee”
- Subvencionim për kompanitë (ku përfshihen sigurimet shoqërore/shëndetësore dhe fee me qëllim trajnimin për punonjës)
për çdo të punësuar deri në moshën 29 vjeçare.
- Ngritje e qëndrave të asistimit të sipërmarrësve të rinj me trajnime dhe këshillim për menaxhim, hartim plane biznesi dhe aplikim kredie.
- Ngritje e inkubatorëve te biznesi me qëllim nxitjen e start up-eve për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit
Ne jemi të bindur se të rinjtë nuk kanë nevojë për premtime të përgjithshme, por për politika që krijojnë mundësi reale për arsimim cilësor, punësim dinjitoz dhe një të ardhme në Shqipëri.
Për këtë arsye, Partia e Lirisë do të vazhdojë të mbështesë çdo kërkesë të drejtë të rinisë dhe të angazhohet për ta kthyer atë në politika konkrete dhe të zbatueshme."
Komente








