Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, është mposhtur në zgjedhje në shtetin Mecklenburg-Vorpommern.

Partia e Merkel ka dalë e treta në zgjedhjet e mbajtura sot, prapa SPD-së dhe partisë kundër migrantvë Alternativa për Gjermaninë (AfD), tregojnë sondazhet e publikuara në televizionet gjermane.

Sipas sondazheve AfD ka fituar 21 për qind të votave në Mecklenburg-Vorpommern. Kjo parti ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares Merkel për refugjatët.


Kandidati i AfD-së, Leif-Erik Holm ka thënë se këto janë rezultate të mira dhe ka shtuar se është i gëzuar që ka lënë prapa “CDU-në e Merkelit... ndoshta ky është fillimi i fundit të kohës së Merkelit si kancelare”, ka thënë ai.

Sipas sondazheve, AfD ka fituar 21 për qind të votave në Mecklenburg-Vorpommern. Kjo parti ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares Merkel për refugjatët.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com