TIRANË- Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Dy janë emrat që deri tani kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrë, Taulant Balla, i cili do të vijojë të mbajë detyrën si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe Elisa Spiropali, do vijojë detyrën si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në një darkë të mbajtur në Pallatin e Brigadave pak ditë më parë, me deputetë të rinj e të vjetër, Rama i falenderoi publikisht për punën dhe shprehu besimin se do të jenë një shtyllë e fortë në mandatin e tretë.
Sakaq kryeministri Edi Rama ka shprehur rezerva për punën e Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Arsimit, ku sipas tij nuk kanë plotësuar pritshmëritë, duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri. Për shkak të rezultateve të mira elektorale, pritet të rikonfirmohen në detyrë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.
Në mandatin e tretë qeverisës, Edi Rama tha se PS tashmë do të punojë për çuar para reformat që janë nisur dhe do të fillojë punën që të fitojë zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025. Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
Interesante
PërgjigjuEkipi i zhvatjes se popullit
Përgjigju