PS, e cila kishte marrë 20 mln lekë fond paradhënie nga KQZ, ndonëse rezultoi forca e parë e këtyre zgjedhjeve, duhet t'i kthejë këtij institucioni 3.5 milion, kjo sepse më herët ishte gjobitur me 6 milion lekë për mos respektim të kuotës së grave në lista. Ndërsa PD e gjobitur me 4 mln për të njejtën arsye, duhet t'i kthejnë mbrapsh 8.4 milion lekë.
KQZ vendosi për paratë që përfitojnë partitë në bazë të rezultatit të 23 qershorit. Buxheti i shtetit ndan mes tyre në bazë të votave të marra, një fond prej 65 milion lekësh.
Nga kjo shumë zbritet fondi i dhënë paradhënie para zgjedhjeve për secilin subjekt nisur nga performanca në zgjedhjet e shkuara. Me përjashtim të LSI, PR e PDIU, të gjitha partitë e tjera garuese në zgjedhje duhet t`i kthejnë mbrapsh KQZ-së para.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)