PRISHTINË- Deputetët e partive politike të pakicës zhvilluan një takim në Kuvendin e Kosovës, pas refuzimit të kërkesës së tyre nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Në një prononcim për mediat, deputetja e partisë "Vakat", në Kosovë, Duda Balje, tha se "jemi të indinjuar me presidenten që ka refuzuar kërkesën dhe nuk e ka dërguar pikën 127 në Gjyaktën Kushtetuese".
"Ne menduam se presidentja do të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese", theksoi Balje.
Deputetët e partive të pakicës i dërguan dy ditë më parë një kërkesë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për të kërkuar nga ajo që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarimin për pikën 127.
Por, Presidentja Jahjaha në përgjigjen e kthyer shprehet se "duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë parasysh rolin e Presidentes si faktor i unitetit të popullit, e vlerësoi kërkesën, por konsideroi se zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues"./ATSh/
/Shqiptarja.com