‘Partitë e reja do copëzojnë votën e PD-së’, analistët: Nuk janë kukulla të Ramës, Topalli merr mandat në Shkodër

Rikthimi në politikë i ish numrit 2 të Partisë Demokratike, Jozefina Topallit me një levizje për ndryshim, krijimi i një partie të re nga deputeti i dalë nga listat e PD Myslym Murrizi, përpjekja e Rudina Hajdarit për të konkretizuar forcën politike me të cilën do të konkurojë në zgjedhjet e ardhshme, por edhe pretendimi i Astrit Patozit për të marrë mandate me Bindjen Demokratike janë një tjetër sfidë të cilës Basha duhet t'i druhet, pasi mund ti rrezikojë rezultatin në zgjedhjet e 2021.

Krijimi i partive të reja për analistët mund ta dëmtojë Partinë Demokratike. Rrjedhje më të madhe të votave, ata parashikojnë në Shkodër, ku me lëvizjen e re politike ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli mund ti grabisë një mandat.

“Nuk i bëjnë mirë Partisë Demokratike krijimi i partive të reja të dala prej saj sepse në fund të fundit copëzojnë votën e djathtë”,  shprehet Erli Murati.

“Kodi zgjedhor i favorizon këto parti të reja. 1% është një prag që kapërcehet nga individët me ndikim lokal. Një individ si zonja Topalli ka ndikim të mjaftueshëm në Shkodër sa për të marrë një mandat të plotë”, shprehet analisti Mentor Nazarko.

Por pavarësisht kësaj, analistët janë të ndarë nëse partitë e reja do ia dalin të realizojnë qëllimin për të cilin u krijuan: Të zbresin nga froni i pushtetit 3 figurat politike Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

“Ndryshimet që po ndodhin në kodin elektorl, janë ndryshime që prishin statusquonë, e cila ishte krijuar nëpërmjet dominimit të tre partive kryesore, PD-LSI-PS”, thotë Nazarko.

Kurse Murati thotë: Unë besoj që forcat e reja politike me individë me eksperiencë dhe të njohura për politikën shqiptare, do e kenë të vështirë të thyejnë triopolin e politikës shqiptare.

Arsyen për këtë, analisti Murati e gjen te fakti se krijimi i partive të reja vjen nga figura, sipas tij, të konsumuara politikisht.

“Nëse kjo do të ndodhë do të vijë nga individë të rinj, të cilët do të kenë dicka për të thënë. Nuk besoj të ndodhë, nuk besoj se Patozi, Topalli, apo partitë e reja të arrijnë të thyejnë këtë mur të madh apo këtë diktaturë të vendosur në politikën  shqiptare 30 vitet e fundit”, shprehet Erli Murati.

Por a janë krijimi i këtyre partive te reja taktikë e kryeministrit Edi Rama, ashtu sic akuzon kreu i demokratëve?

“Basha e ka deklarim taktik këtë, në mënyrë që të deligjitimojë që në nisje këto parti në mënyrë që ato të mos hanë elektorat nga elektorati klasik I veti të cilin kërkon ta kompaktësojë", thotë Nazarko.

“Nuk besoj se janë kukulla të Ramës ashtu sic i quajte Rilindja Demokratike”,thotë Murati.

Të mërkurën Jozefina Topalli prezantoi Lëvizjen e saj politike, nga ku tha se nevojitet një opozitë që nuk korruptohet për interesat e liderit. E në funksion të kësaj, Astrit Patozi i Bindjes Demokratike propozoi që të gjitha partitë e reja, të integrohen në një koalicion të përbashkët për të përbërë alternativën e ndryshimit më 25 prill.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 30/10/2020 18:02

    Po fitoje Rama ju bete nje verre ne uje vetem prishni pune ARMIKU I KETIJ POPULLI ESHTE VETEM RAMA QE I LA KETE POPULL ME 80000 leke ne muaj prandaj beni cte DONI vrisni veten per pushtet vetem rrezoni Ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja