Partitë e vogla: Numërim
elektronik, lista të hapura

Partitë e vogla: Numërim<br />elektronik, lista të hapura
TIRANE- Partitë e vogla shprehen të gatshme për të kontribuar në realizimin e një reforme elektorale gjithëpërfshirëse, transparente dhe në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe hartuan propozimet të cilat do i kalojnë dy partive të mëdha.

“Ata kërkojnë reformë elektorale gjithëpërfshirëse, lista të hapura, numërim elektronik, dhe korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor. “

Të mbledhur në një tryezë, përfaqësuesit kryesorë të 10 partive të vogla, të majta e të djathta, e, mes tyre PR, LSI, PSD, PDS,etj dolën sot me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore duke i kërkuar dy partive të mëdha PD-PS të marrin parasysh kërkesat për ndryshimet në reformën zgjedhore.

MILO: REFORMA TE SIGUROJE BARAZINE
Në emër të partive të vogla kreu i PDS-së, Paskal Milo shprehu gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e një reforme tërësore dhe të zbatueshme për zgjedhjet. Ai shprehu bindjen se reforma zgjedhore duhet të synojë vendosjen e barazisë ligjore mes partive si dhe barazinë e votës.

“Vlerësimi ynë është se sistemi aktual është zbatuar formalisht dhe cënon barazinë e votës mes qarqeve dhe mes koalicioneve. Këtë e reflekton më së miri zgjedhjet lokale ku partitë tona morën 230 mijë vota të cilat janë përkthyer vetëm në 7 mandate” nënvizoi Milo.

Ai kërkoi gjithashtu të mundësohet numërimi elektronik i votave si dhe lista të hapura. Sipas tij partitë kërkojnë përmirësimin e sistemit mes korrektimit kombëtar pa pragje eliminuese dhe deformuese, që mundëson që cdo parti të marr mandatet që i takojnë sipas votave, ulur numrin e zonave zgjedhore dhe përmirësimin e procesit të administrimit mes strukturave gjithëpërfshirëse.

“Partitë bien dakord të kërkojnë edhe numërimin elektronik të votave, lista të hapura. Partitë do konsultohen në vazhdimësi për cështje të tjera të reformës për të koordinuar qëndrimet e mëtejshme. Partitë ranë dakord që nga kjo tavolinë të nisë puna për një tryezë tjetër ajo e ekspertëve për të detajuar mendimet që atje ku mundemi të përfaqësohemi dhe të flasim me një zë të vetëm”- deklaroi Milo

KOMISIONI I REFORMES ZGJEDHORE
Komisioni u ngrit me votën pro të 130 deputetëve dhe nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Komisioni i reformës zgjedhore, do të përbëhet nga 10 anëtarë,
5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri do të jenë bashkryetarë të këtij komisioni.

(s.gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi