Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bashkë me organizata të huaja që shqetësohen për integritetin e zgjedhjeve, ftuan të gjitha partitë pjesëmarrëse për të firmosur një deklaratë, ku angazhohen që fushata elektorale, sidomos në mediat digjitale, të jetë etike dhe pa gjuhë fyese e denigruese.
Por, pavarësisht se të gjithë pranuan kodin e etikës, në tryezë nuk munduan përplasjet dhe ndasitë.
“Shpresoj që liderët të vetëpërmbahen gjatë fushatës zgjedhore”,- tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
![]()
“Kryeministri bën deklarime fyese e denigruese për opozitën, Kush e ndalon nëse ai shkel etikën?”,- deklaroi Albana Vokshi, deputete e PD
Pavarësisht së në tryezë, në prani të miqve të huaj, nuk replikoi me rivalen politike, deputeti socialist, Toni Gogu u kundërpërgjigj në Report TV.
“Nuk duket të ngatërrojmë sarkazmën, ironinë dhe auto ironinë me shkeljen e etikës, apo keqpërdorje e teknologjisë për materiale që nuk janë reale",- tha Gogu.
Fushata e filluar përpara kohe po karakterizohet nga tendenca e liderëve për ta zhvilluar debatin politik kryesisht me forma të reja e sportive në rrjetet sociale.
K.M/r.k./Shqiptarja.comKomente

