Partitë: OK komisionit
të Reformës Zgjedhore

Partitë: OK komisionit<br />të Reformës Zgjedhore
TIRANE-Mazhoranca dhe opozita gjejnë konsensusin e shumëkërkuar, edhe nga ndërkombëtarët, dhe bien dakord për ngritjen e tre komisioneve parlamtare.

Konferenca e kryetarëve vendosi sot ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, komisionit për reformën parlamentare si dhe miratimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar për miratim, 3/5-tat.

Komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të opozitës dhe 5 anëtarë të mazhorancës .

Ngritja e komisionit vjen  pas apeleve të shumta të ndërkombëtareve për reformën zgjedhore, një ndër kushtet kyçe për integrimin në Bashkimit Europian. Mesazhi i fundit ishte ai i bërë nga ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth javën e kaluar kur kërkonte ngritjen në mënyrë urgjente të komisionit dhe fillimin  e punës për reformëm zgjedhore. Edhe presidenti Topi, të premten nga Pogradeci paralajmëroi gjetjen e një konsensusi mes partive politike.

Ngritja e këtyre komisioneve parlamentare ishin pjesë e kushteve të opozitës për të nisur bashkëpunimin me mazhorancë. Në seancën e ardhshme parlamentare pritet që deputetët të votojnë edhe formalisht për ngritjen e këtyre komisioneve.

LIGJET 3/5
Konferenca e kryetarëve vendosi që këto ligje të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend në grupe, me kalendarë trejavore, dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Kështu për kalendarin e parë trejavor, 14 nëntor-7 dhjetor 2011, do të rishqyrtohen në komisione kodi hekurudhor, kodi ajror, kodi detar si dhe kodi rrugor. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve ka kërkuar nga komisionet parlamentare përkatëse të marrin të gjitha masat për organizimin e kalendarit të veprimtarive për rishqyrtimin e projektligjeve, më qëllim përmbushjen e afateve të përcaktuara për shqyrtimin në seancë plenare. Ndërkohë projektligjet e tjera të mbartura për rishqyrtim dhe miratim, do të përfshihen në programin e ri të punës së Kuvendit për sesionin e ardhëshëm parlamentar, me synimin që shqyrtimi dhe miratimi i tyre të përfundojë brenda muajit mars 2012.

JA PIKAT PS KU U RA DAKORD

1- Komision të përbashkët parlamentar ad-hoc për të miratuar brenda muajit dhjetor reformën institucionale të Parlamentit.

2-Marrëveshje dypalëshe përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të 2012, bazuar në rekomandimet e fundit të ODIHR.

3- Të ngarkojmë Komisionin e Ligjeve që brenda këtij sesioni të legjislaturës, të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad-hoc, konstitucionalistësh, me ekspertë vendas e të huaj dhe grupet e interesit, çdo çështje që kërkon 3/5 e votave. Do të votojmë çdo produkt të këtij procesi.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin