Asambleja Politike e PPE-së ka miratuar rezolutën e paraqitur nga partia e Kryeministrit grek Mitsotakis, ‘Nea Demokratia; në të cilën bëhet thirrje që autoritetet shqiptare t’i japin zgjidhje sipas tij tyre së Fredi Belerit.

Në rezolutën e titulluar ‘Sundimi i Ligjit’ PPE bën thirrje që të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Himarë dhe të vazhdohet me inaugurimin e kryetarit të zgjedhur.

Këtë rezolutë të partive të qendrës së djathtë të Evropës, Kryeministri Rama e ka cilësuar si të ardhur nga mungesa e informacionet.

“Interesante! "Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare"... Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë”- shkruan Rama.

Sipas Ramës do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin "Sundimi i Ligjit" për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër.

“Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë”- shkruan kreu i qeverisë.

Në fund Kryeministri thotë se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së në këtë fazë kur sipas tij më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë.

Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Por kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka nënvizuar se vazhdimisht se kjo është çështje e drejtësisë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Rezoluta e PPE