Partizani arrin një tjetër fitore
të thellë, 7-0 kundër Kastriotit

Partizani arrin një tjetër fitore<br />të thellë, 7-0 kundër Kastriotit
TIRANË - Skuadra e Partizanit pasi ka mposhtur 10 me 0 Partizanin U 19 (shpresat) përpara dy ditësh në një ndeshje miqësore, që i shërbeu trajnerit Shpëtim Duro për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të provuar edhe blerjet më të fundit të merkatos së janarit, ditën e sotme ka arritur një tjetër fitore të thellë, ku në miqësoren e luajtur kundër FK Kastriotit, skuadra ka arritur të fitojë me shifrat 7 me 0.

Testi i dytë miqësor i zhvilluar në kompleksin sportiv "Olimpik" në Yrshek sot në orën 14:00, rezultoi mjaft pozitiv për Demat e Kuq, të cilët në drejtimin e trajnerit Duro udhëhoqën 90 minutat e lojës, ku djemtë treguan një formë të mirë fizike në këtë përballje.

Lojtarët e dy skuadrave duke u përshëndetur përpara fillimit të takimit

A.Hoxha, E.Vrapi, A.Rrahmani, A.Fejzullahu, A.Cuculi, L.Trashi, I.Batha, M.Mazrekaj, N.Nexhipi, E.Vila,L.Osmanaj ishte edhe 11-shja e lojtarëve titullarë që Duro hodhi në fushë në përballjen me Kastriotin.

Në shifrat 1-0 është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit, ku goli i avantazhit erdhi nga një goditje dënimi e kapitenit Nexhipi, i cili në minutën e 29-të realizoi një gol mjaft të bukur.

Me fillimin e pjesës së dytë, ekipi tergoi një formë edhe më të shkëlqyer, duke shënuar në portën e Kastriotit plot 6-të herë. Autorët e golave mbajnë firmën e Vatnikaj në min e 57' , Bardhi në 63' sërisht Vatnikaj në 73' më pas do mendonte Bylykbashi në 76' dhe serin e golave do ta mbyllte Fazliu në minutën e 83' dhe 86', duke vulosur takimin në shifrat 7-0 dhe duke entuziazmuar edhe të pranishmit në stadium, ku mjaft tifozë të 'Demave të Kuq" e ndoqën nga afër skuadrën e tyre./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit