TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet sot në 10:00 në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitjeje që është vendosur ndaj tij për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, vetë Berisha edhe pse sulmoi drejtësinë, deklaroi se do ta respektojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.
“Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”, deklaroi Berisha më 3 janar pas vendimit të Apelit të GJKKO.
Por, ndonëse Berisha thotë me zë e figurë se do e respektojë masën detyrim paraqitjeje, me vepra dëshmon të kundërtën. Burime për Report Tv, thonë se kur Policia e Tiranës i shkoi në banesë t’i komunikojë zyrtarisht vendimin, kreu i PD-së nuk pranoi të firmosë marrjen në dijeni, një procedurë kjo që e njeh të pandehurin me verdiktin e drejtësisë që e detyron të paraqitet në SPAK 2 herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Nëse Berisha do paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, Adelajda Meta, siç vetë ai thotë, kjo do të ishte hera e parë që kryetari i PD paraqitet në SPAK në respektim të masës detyrim paraqitjeje, të njëjtën masë që më herët refuzoi ta zbatojë duke u izoluar më pas për 11 muaj në arrest shtëpie.
Ndërkohë, ish-kryeministri ka mobilizuar militantët në një protestë para SPAK.
“Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave të PD.
Paralelisht me paraqitjen e Berishës në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.
Masa e sigurisë për Berishën u rikthye më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi.
Masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
E pse nxjerr militantet per problemet e tua?!Nxirr ne proteste vetem Lirine,Argiten,Shkelzenin e Arminen.4 veta te familjes dalin e mjaftojne per ty.
PërgjigjuOre po kur do vihet nē mēnyr tē prer drejtēsia nē Shqipri ? Se jemi nē vitin 2025 e nē Shqipri ska drejtēsi.
PërgjigjuTani erdhi fundi I vertete. Neser po ahkoj ne spak i komunikihet akuza e dyte... dhe burg pa afat te shpia prape sic do Sala
Përgjigju