TIRANE- Rafael Leandro Magalhaes nuk është më pjesë e Partizanit. Sulmuesi brazilian që mbërriti me shumë bujë në fillim të korrikut, nuk e ka bindur trajnerin Shpëtim Duro për vlerat e tij dhe dje ai është larguar nga të kuqtë. Lajmi është bërë i ditur në mënyrë zyrtare nga vetë klubi i kuq, ku nëmërmjet një deklarate është komunikuar largimi i brazilianit, që është bërë me mirëkuptim mes të dy palëve.