Pas kërkesës së Partizanit për fitoren në tavolinë të derbit përballë Tiranës, që u mbyll 0-0, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka kërkuar ngritjen e një komisioni për të mbledhur fakte dhe prova rreth problematikave të vërejtura gjatë këtij takimi.
 
Pas mbledhjes, Disiplina vendosi që të ngarkohen sektorët përkatës të FSHF-së për të mbledhur fakte dhe prova.
 
Partizani kërkoi pikët në tavolinë, pasi e cilëson si një dështim në përmbushjen e përgjegjësive të organizimit nga Tirana.
 
Ndeshja nisi të enjten dhe përfundoi të premten, pasi u fikën dritat, por edhe pse u luajt në dy ditë nuk solli asnjë gol dhe nuk nxori fitues.



dy.b/shqiptarja.com