Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Vllazninë në "Loro Boriçi", duke bërë që të dorëzojë kreun e Superligës.
Skuadra kryeqytetase e pa veten në disavantazh kur kishin mbetur 15 minuta nga fundi i takimit, kur Hebaj shënoi për kuqeblutë në minutën e 76. Reagimi i Partizanit do të ishte i menjëhershëm, pasi katër minuta më pas, në të '80, Ekubal barazon shifrat.
90 minutat e kohës së rregullt plus shtesat nuk sjellin ndryshime në rezultat.
Pas këtij barazimi, Partizani ndan vendin e parë me Kukësin me 59 pikë, por ekipi verilindor ka golavarazh më të mirë. Ndërsa Skënderbeu i vendit të tretë ndodhet 3 pikë larg kryesuesve.
Flamurtari fitore për mbijetesë
Flamurtari ka arritur të sigurojë një fitore mjaft të vlefshme duke mundur me rezultatin 2-1 Luftëtarin e Gjirokastrës.
Kanë qenë vendasit të cilën kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 10 me anë të një goli nga Dejvi Bregu duke mbyllur kështu dhe pjesën parë të këtij takimi.
Pas pushimit, vlonjatatët u kthyen më të vendosur për të marr 3 pikë.
Kur kishin kaluan 15 minuta nga pjesa dytë, erdhi dhe goli nga mysafirët, i realizuar në mënyrë të shkëlqyer nga Donjet Shkodra.
E ndërsa një minutë para fundit të kohës së rregullt, aty ku mendohej se ndeshja do të përfundonte barazim, kapiteni Bruno Telushi shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga pengimi i Zguros ndaj zëvendësuesit Neziraj.
Kjo fitore e ngjit Flamurtari në kuotën e 28 pikëve, dhe duket sikur është më afër qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com