Partizani: Duam shpjegim nga FSHF
për anulimin e golit me Kukësin

Partizani: Duam shpjegim nga FSHF<br />për anulimin e golit me Kukësin
Ekipi i Partizanit ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke i kërkuar FSHF që të shpjegojë arsyet e ndëshkimit në ndeshjen ndaj Kukësit në Elbasan ku iu anulua një gol i rregullt.
 
Klubi i kuq thekson se emri i Partizanit nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë, "Ne do të kemi vendimin tonë.
 
Gjithçka që themi e bëjmë, është në shërbim të përmirësimit të imazhit dhe drejtësisë në futbollin shqiptar.
 
Ne si klub kemi ndërmarrë një rrugë në të cilën mund të jemi edhe të vetëm, por jemi të vetëdijshëm që kërkojmë të drejtën dhe transparencën që në jo pak raste ka munguar".
 
Partizani mbyll reagimin duke u shprehur se "duam të dimë ndëshkimin kur këto gabime bëhen (me ose pa dashje) nga ana e institucionit që ka marrë përsipër të zhvillojë një garë futbolli të ndershme".
 
Ndeshja e zhvilluar dje në Elbasan, Partizani- Kukësi përfundoi në barazim pa gola.

Deklarata e plotë
Një ditë pas ndeshjes Partizani – Kukësi, jemi më të qetë dhe shfaqim pamjet e rasteve të diskutueshme të ndeshjes Partizani –Kukësi. Gjithëkush është i lirë të jap opinionin e vet, madje do donim që edhe këtë “moviolë” ta bënte sërish vetë arbitri i kësaj sfide, meqë FSHF u përkujdes që arbitri i ndeshjes Partizani – Skënderbeu ta bënte vetë moviolën e ndeshjes, i sugjerojmë që edhe këtë radhë të bëj të njëjtën gjë… Meqë moviolistët e ekraneve shqiptare janë të gjithë punonjës në FSHF, presim me qetësi dhe maturi sqarimet për:

a) Golin e anulluar, kur Ekuban është dukshëm në pozicion të rregullt

b) Kartonat e munguar të Shametit (dy raste, asnjë karton)

c) Faullat e munguar në rastet e Trashit apo Bardhit gjë që nuk ndodhnin në rastet e kundërshtarëve

d) Kartonin e dytë të verdhë të Allës (karton I kuq) kur duan edhe 30 minuta të përfundoj ndeshja

e) Goditjet e këmbëve të Trashit dhe Azubel si mund të cilësohen nga moviolistët që të tilla goditje na i kanë servirur si 11-metërsha javë të kaluara
f) Shtyrjen e Ekuban apo qoftë edhe të Pejic Brenda zonës si mund të cilësohen?!

Jemi në pritje të “superstarit” të radhës në ekran për të na sqaruar këto raste të diskutueshme… Ndryshe, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të na sqarojë në mënyrë institucionale përse këto raste të diskutueshme në ndeshjet ndaj rivalëve direkt janë në dëm të FK Partizanit.

Nuk jemi nder klubet qe ankohemi per gjykimin ne nje ndeshje te vetme. Por, ajo kunder Kukesit ishte "denimi" i radhes qe uniformat e zeza, po nxijne mbi lodhjen dhe meriten e futbollisteve tane. Prej 14 javeve, te pakten pese prej tyre jane vendosur nga gabimet e arbitrave ne dem te Partizanit. Ky reagim vjen si nevojshmeri per te evituar "telekomandimin" e rezultateve nga arbitrat.

Nëse këto veprime, lidhen me mendimet dhe opinionet e shprehura haptazi dhe publikisht nga presidenti Gaz Demi, që nuk i shkojnë për shtat institucionit të futbollit, ju bëjmë me dije se emri i FK Partizanit nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë, NE do të kemi vendimin tonë. Gjithçka që themi e bëjmë, është në shërbim të përmirësimit të imazhit dhe drejtësisë në futbollin shqiptar. Ne si klub kemi ndërmarrë një rrugë në të cilën mund të jemi edhe të vetëm, por jemi të vëtëdijshëm që kërkojmë të drejtën dhe transparencën që në jo pak raste ka munguar.

FK Partizani nuk do të bëhet kurrë, në asnjë moment “vegël” e askujt dhe për asnjë arsye. Jemi një klub që kërkojmë të luhet në Shqipëri një futboll “i shëndetshëm” dhe kur të jetë i tillë nuk do të mungojnë fjalët e mira, por kur ka padrejtësi dhe nuk ka transparencë FK Partizani patjetër që do të ngre zërin e tij, zë i cili përfaqson një “Klub Legjendë” të futbollit shqiptar, një tifozeri që i kalon kufijtë zyrtarë të Republikës së Shqipërisë.

Jemi në pritje të një reagimi zyrtar nga FSHF-ja, Departamentit të garave, Sektorit të Arbitrave, apo ndonjë komisioni tekniko-gjykues. FK Partizani ndëshkohet çdo javë: me kartona (lojtarët), me gjoba (klubi), me penalizime (tifozët), duam të dimë ndëshkimin kur këto gabime bëhen (me ose pa dashje) nga ana e institucionit që ka marrë përsipër të zhvillojë një garë futbolli të ndershme…
Në respekt të gjithë mbështetësve të tij, por edhe gjithë opinionit sportiv shqiptar, FK PARTIZANI.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas