TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. "Euforia nuk duhet të ekzistojë në ekip, por sigurisht që është e pashmangshme pas fitores në Derbi", tha timonjeri i Partizanit, Shpëtim Duro në prag të sfidës me Flamurtarin në Vlorë.
Gjatë një konference për shtyp trajneri i të kuqve, Duro theksoi se transferta në Vlorë është e vështirë pasi Flamurtari është një skuadër e fortë me lojtarë shumë cilësor. "I vlerësoj kundërshtarët dhe në të gjitha ndeshjet duhen përqëndrim dhe impenjim. Kemi lojtar që mund të konfirmohen" YJE" ku cilësitë e tyre shkrihen me grupin duke dhënë kontributin e gjithsecilit në skuadër. Vetëm me një futboll të organizuar mund të marrim maksimumin duke arritur fitoret", përfundoi Duro./a.g/
/Shqiptarja.com