Partizani barazoi 1-1 në transfertë me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Në javën e 17-të të sezonit, "Demat" mund të humbasin kryesimin, teksa pas ndeshjes trajneri i të kuqve, Giovanni Colella ka treguar për Oversport se skuadra ishte nervoze dhe se terreni ka ndikuar.
"Barazuam në një fushë të vështirë, ata kanë një skuadër shumë agresive, prandaj edhe barazimi mund të qëndrojë.
Mini-krizë për Partizanin? Është një opinion që e respektoj, por nuk jam dakord. Ne mundohemi të fitojmë çdo ndeshje, por jo gjithmonë ia arrijmë.
Çfarë nuk bëtë mirë sot? Mund të punonim më mirë në ndërtimin e lojës. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në zotërimin e topit, por kjo edhe për meritë të kundërshtarit dhe për shkak të terrenit, që ishte i vështirë.
Ka ndikuar merkato? E dinim për largimin e Bitrit, prandaj jemi përgatitur për këtë largim.
Ka nervozizëm në skuadër, për shkak të rezultateve apo mungon harmonia? Skuadra e kupton kur luan mirë dhe kur nuk luan aq mirë. Prandaj vjen edhe ky nervozizëm. Lojtarët duhet të mësohen me presionin, pasi luajnë te Partizani, që ka pretendime të mëdha. Është diçka normale", tha Giovanni Colella.
Lajmi kryesor: