Partizani e do derbin në stadiumin e ri kombëtar, FSHF jep ‘ok’ por ja detajet që e mbajnë peng

Stadiumi i ri Kombëtar ‘Air Albania’ po përgatitet të hapë dyert për klubet e kryeqyetit. Deri më tani Partizani dhe Tirana po shohin si opsion që të luajnë në impiantin e ri, një dëshirë e cila ka edhe pëlqimin e FSHF-së.

Më konkretisht drejtuesit e Partizanit kanë bërë kërkesën që ndeshjen derbi me Tiranën, e cila është parashikuar të luhet më 5 dhjetor, të zhvillohet në stadiumin e ri. Paraprakisht drita jeshile është dhënë, por për momentin po pritet përgjigjja e analizave laboratorike të barit të fushës.

Ende e papërcaktuar është edhe shifra që një klub i Superligës duhet të pagujë për të luajtur në stadiumin kombëtar. Më herët është përfolur për 1 miliolë lekë të reja, por burime brenda federatës bëjnë me dije se aktualisht Shoqata kuq e zi që adminsitron stadiumin po bën llogaritjet. Pritet që çmimet për organizimin e ndeshjeve të mos jetë e njëtrajtshme, pasi varet nga ndeshja, nëse do të luhet me apo pa drita, do të përdoret ose jo kateringu, por edhe shumë detaje të tjera.

Si për fushën e blertë të stadiumit ashtu edhe për çmimin që duhet të pagujë një klub për zhvillimine  ndeshjes, një përgjigjje zyrtare do të jepet ditën e hënë.

Ndërkohë përveç Partizanit që kërkon të luajë derbin në këtë stadium edhe Tirana po sheh si opsion që sfidën me Kukësin ta luajë ‘Air Albania’. Gjithsesi bardheblutë fillimisht  do të shohin ecurinë e fushës në ‘Selman Stërmasi’.

Përsa i përket frikës së dëmtimit të stadiumit ‘Air Albania’ nga tifozët, zëra brenda federatës thonë se kjo nuk i shqetëson, pasi 160 kamerat e imapntit do të vëzhgojnë çdo njeri, plus që edhe ndryshimet ligjore do të bëjnë të vetën. Ndërkohë çdo ndeshje që do të luhet në stadiumin kombëtar do të ketë bileta të personalizuara, me emër dhe mbiemër.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per kafshet!!!: 21/11/2019 23:54

    Pu pu mos e dhente zoti. Prisni te 40-tat te pakten. Urdheri Olsit ky!?!? Futini futini.

    Përgjigju
  • Hasani: 21/11/2019 22:16

    Beji cte duash ketij populli qe mendjen e ka vetem te shkaterroje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë