Partizani e mbyll merkaton me Endri
Vrapin, Superliga premton rivalitet

Partizani e mbyll merkaton me Endri<br />Vrapin, Superliga premton rivalitet
Merkatoja e Superligës shqiptare të futbollit u mbyll me Endri Vraipin. Mbrojtësi me eksperiencë ka firmosur kontratën një vjeçare me Partizanin me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Vrapi do të mbaj të veshur fanellën me numër 44 dhe do t’i bashkohet skuadrës të Martën kur edhe do të nisin përgatitjet për takimin e rëndësishëm të javës së tretë ndaj Skënderbeut. “Jam shumë entuziast që këtë sezon do të jem pjesë e Partizanit. Rikthehem pas shumë vitesh tek ekipi ku edhe nisa karrierën time si lojtar ndaj ndihem si në shtëpi. Shpresoj që me kontributin tim ti shërbej maksimalisht ekipit për të realizuar objektivat këtë sezon futbollistik”. Kryefjala e Partizanit këtë merakto ishte Emiliano Vila, por edhe Batha, Racic, Dishliev, Fejzullahu, Ardian Cuculi. Ndryshe nga edicionet e tjera, këtë verë Superliga ka realizuar lëvizje cilësore. Kështu kampionët e Skënderbeut pavarësisht largimeve të Pejic, Bicajt dhe Orelesit kanë afruar Osmanin, Vangjelin, Sefën, Prognin dhe Berishën. Kukësi goditi me tre blerje mjaft cilësore dhe me eksperiencë që pritet ta çojnë drejt titullit.

Pejic, Dushku dhe Zeqiri janë një garanci më shumë për verilindorët.
Bulku, Curri dhe Bakaj ishin 3 blerjet e ekipit të Tiranës që këtë edicion rikthehet në luftë për të fituar kampionatin pas disa vitesh mungesë dhe ulje ngritje që i rrezikuan edhe vendin në elitë. Flamurtari i bashkohet Skënderbeut, Partizanit, Kukësit dhe Tiranës në garën për titullin pas blerjeve të Gelazhvilit, Vucajt e brazilianit Gilberto. Teuta, Elbasani dhe Apolonia për nga afrimet që kanë bërë duket se do të jenë në garë për qëndrimin në Superligë. Edhe pse surprizoi me Partizanin, Apolonia do ta ketë të vështirë për vazhdimësinë, ndërsa Elbasani sikur po ndodh në vitet e fundit po vazhdon që të bazohet te veteranët dhe të rinjtë.

Vllaznia që me shumë bujë u fol se do të ishte mes pretendenteve, ndodhi e kundërta, të paktën përsa i përket emrave të afruar në merkato, të cilët nuk janë garanci për një edicion premtues. Trajneri Rainieri, administratorët dhe pronari i “Gea Sport” për të disatën herë deklaruan se do të ndërtojnë një Vllazni konkurruese në të gjitha drejtimet, por koha kaloi me mosmarrëveshjet e shumta mes palëve duke u mjaftuar me disa huazime dhe blerje jo shumë të njohura. Ajo që vlen të theksohet në merkaton shqiptare është fakti që shumë futbollistë nga Kosova po dynden drejt tregu kuqezi, por edhe e kthimit të futbollistëve të ekipit kombëtar të futbollit si Bakaj, Bulku dhe Emiliano Vila, ndërsa ekipet kanë ruajtur boshtin e formacionit të një viti më parë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ia kanë vlejtur investimet e realizuara nga klubet këtë verë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin