Dukej në heshtje, por sot Partizani ka bërë goditjen më të madhe të merkatos së futbollit shqiptar, të paktën deri tani. Partizani duket se ka pritur ditët e fundit para ndeshjeve të Europa League për të bërë goditjet e para në merkato, ku mesfushori afrikan Henry Chimauchem Okebugëu, ka nënshkruar me të kuqtë. Partizani ka firmosur gjithashtu zyrtarisht edhe me ish-sulmuesin e CSKA-së së Sofias, Stefan Nikoliç. Sulmuesi malazez ka qenë pjesë e CSKA-së në vitin 2015, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë edhe e gjigantëve rumun të Steaua Bukureshtit.
Nikoliç do të jetë në dispozicion të teknikut Skënder Gega që në ndeshjet ndaj Mariborit. Sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar së fundmi me skuadrën serbe të Napredak Krushevaçit, ku në 7 ndeshje ka arritur të shënojë edhe një gol. Gjatë karrierës së tij, Nikoliç ka qenë pjesë edhe grupmoshave të Malit të Zi, U-19 dhe U-21.

Komente
