Partizani e ka nisur me fitore aventurën në Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin 5-2 kundër St Gheorge në Elbasan Arena.
Njeriu i kësaj ndeshje padiskutim qe ishte Stenio Junior i cili realizoi dy gola dhe dha 3 asiste për Partizanin. Golat e tjerë u realizuan nga Cardozo dopietë dhe Tedi Cara.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Moldavi, ndërsa tashmë dihet edhe që goli në fushë kundërshtare është nje ligj i shfuqizuar.
Komento