Partizani e Tirana ruajnë kryesimin
humbasin Vllaznia dhe Flamurtari

Partizani e Tirana ruajnë kryesimin<br />humbasin Vllaznia dhe Flamurtari
Partizani dhe Tirana ruajnë vendin e parë në renditje edhe pas javës së parë të fazës së dytë, pasi fituan me lehtësi përballë Laçit dhe Apolonisë. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro realizuan një ndeshje mjaft të mirë përballë një kundërshtari të vështirë si bardhezinjtë që renditen në mesin e më të mirëve të kampionatit këtë edicion.

Golat për Partizanin në një atmosferë spektakolare të krijuar nga numri i madh i tifozëve në stadium u shënuan nga Emiliano Vila dhe Mazrekaj duke mos u dhënë asnjë shans miqve të shpresonin në vazhdim për pikë.

Tirana ashtu sikur pritej korri një fitore të lehtë në Fier ndaj Apolonisë 0-3, me golat e Ndikumanës 2′, Bakajt 65′ dhe Mucës 78′ duke ruajtur ndarë kreun me rivalët e përjetshëm. Surpriza e javës erdhi nga Durrësi, aty ku vendasit ringjallen duke mundur Flamurtarin minimalisht 1-0 me golin e Malhages në minutën e 10.

80 minutat në vazhdim nuk i mjaftuan Flamurtarit për të barazuar apo kthyer rezultatin duke u kthyer në Vlorë me një tjetër humbje që e fut në krizë rezultatesh.

Kukësi fitoi derbin e Veriut ndaj Vllaznisë 2-1 duke qëndruar mes më të mirëve, teksa Vllaznia zbret akoma më shumë drejt zonës së ftohtë duke rrezikuar rënien seriozisht, bashkë me Elbasanin që mori një tjetër goditje nga Skënderbeu në Korcë, që e mundi 1-0.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë