Demat e kuq të Partizanit kanë zhvilluar një ndeshje të dobët përball bullëgarëve të Botev Plovdiv.

Djemtë e Starovës nisën një ndeshje të bukur duke kaluar në avantazh që në minutën e pestë, ku shkodrani Sukaj shënoi për Partizanin.
 
Por kjo nuk zgjati shumë pasi nga minuta 27 ku bullgarët shënuan golin e parë dhe më pas shënuan dhe dy herë të tjera duke shkatërruar partizanin në rezultatin 3-1.
  
Në pjesën e dytë të kuqtë nuk u panë fare dhe skuadra e Botev Plovdiv shënoi dhe dy gola të tjerë. Fillimisht Partizani tentoi të shfaqej në sulm, por në minutën e 61, Nedelev ka përmbysur shifrat duke kaluar në avantazh Botev Plovdiv, falë një goli fantastik të realizuar nga jashtë zone.
 
Të pafuqishme dhe aspak kërcënues, të kuqtë pësojnë dhe golin e tretë. Në Atanda bën një gabim qesharak dhe të pafalshëm të ndëshkuar nga Kosoko, i cili pasi ka rrëmbyet topin nga këmbët e futbollistit të Partizanit, ka kaluar edhe portierin Hoxha, për të dërguar topin në portën e boshatisur të të kuqve, për të tretën herë në këtë ndeshje.
 
Në ndeshjen e kthimit Partizanit i duhet të bëjë mrekullinë dhe të shenojë të paktën 3 gola dhe mos të pësojë asnjë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com