Partizani fitoi në transfertën e Durrësit, Colella: Mos u lumturoni, nuk fituam titullin! Shkëmbi: Teuta me mungesa të rëndësishme

Partizani fitoi në transfertën e Durrësit, Colella: Mos u lumturoni, nuk fituam titullin! Shkëmbi: Teuta me mungesa të rëndësishme

Colella dhe Shkëmbi

Superliga shqiptare e futbollit luajti sot dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në "Niko Dovana" Partizani fitoi 1-4 në transfertë me Teutën. Dopieta e Hotit dhe golat e Da Silva dhe Skukës zhvlerësuan barazimin minimal me Grudën. Pas ndeshjes për Oversport folën edhe trajnerët e dy skuadrave. Giovanni Colella i Partizanit tha se kartonët duhet të shmangen, me italianin që kërkon të mbajë me këmbë në tokë të tijtë.

"Rezultati? I lumtur jam kur kam fituar ndonjë gjë dhe tani nuk kam fituar asgjë. Sa i përket faktit të golit nuk kam qenë asnjëherë i shqetësuar se një skuadër që godet shumë portën, golat herët a vonë do i bëjnë. Pastaj mendoj se jemi të kënaqur që jemi të parët në fund të fazës. Por mendoj se kjo ka pak rëndësi për momentin.

Ndëshkimi me kartona? Kartonët e verdhë për protesta mund të evitohen, atëherë do të shqetësohesha. Por nëse i marrin për ndërhyrje gjatë lojës, kjo gjë edhe më ka pëlqyer.

Fitorja më e thellë-  Duhet të vazhdojmë të krijojmë raste dhe shënojmë gola, kjo është e rëndësishme. Sot ka bërë Hoti dy gola dhe shpresoj që në ndeshjen tjetër të jetë Cara se e meriton. Pastaj të fitosh 4-1 jashtë, nuk është vetëm një rezultat i mirë, por një tregues që jemi aty. Edhe në miqësoren e parë e fituam ndaj Teutës, ndoshta duhet të vijmë më shpesh të luajmë në Durrës se mund të duket fatsjellëse", tha Colella.

 

Nga ana tjetër trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi u fokusua te mungesat që ekipi i tij kishte në këtë përballje. Apel nga korçari që të tijtë mos ia bëjnë të lehtë kundërshtarëve.

"Nuk duhet t’ia bënim aq të thjeshtë Partizanit. Gabuam shumë, sidomos te tre golat e parë. Tre gjuajtje në portë, tre gola. pavarësisht nga goli i parë, reaguam, barazuam, por bëmë të njëjtat gabime si në pjesën e parë, ashtu dhe në të dytën.

Patjetër që duhet të përmirësohemi shumë. Nuk është justifikim, por s’duhet të harrojmë që kishim tre mungesa të rëndësishme. Tre lojtarë që kanë mbajtur peshë, Qirko, Kotobelli dhe Beqja. Te portieri nuk dua të them asgjë, sepse ai është një djalë i ri, një e ardhme", tha Shkëmbi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë