Java e 27-të e Kategorisë Superiore në futboll është mbyllur me 2 fitore, njëra minimale, çka ka sjellë edhe ndryshime në renditje. Kështu, Partizani ka fituar 1-0 në Kamzë, ndërsa Luftëtari mposhti Lushnjën 2-0 në Gjirokastër. Kamza ka luajtur më mirë në 45 minutat e para ndaj Partizanit, por të kuqtë kanë rritur ritmin në pjesën e dytë, për t’u shpërblyer në minutën e 76-të me anë të Kardozos. Kaq mjaftoi që Partizani të fitonte, duke marrë vendin e tretë.
Në ndeshjen tjetër, Luftëtari ka shënuar 2 herë në portën e Lushnjës me dy futbollistët më të mirë, Abazaj dhe Bregu, i pari në të 40-n, i dyti në sekondat e fundit shtesë. Me këtë fitore, Luftëtari mbetet në vend të pestë, por vetëm 2 pikë pas Partizanit dhe Laçit, që mbajnë vendin e tretë dhe katërt.

Komente
