Partizani fiton me sherr kundër Flamurtarit dhe rrit akoma më shumë diferencën me ndjekësit

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i programuar për javën e 24 të Superligës mund të luhet pa tifozët e Partizanit. Klubi i kuq rrezikon sëriozisht të dënohet për shkak të incidentit në ndeshjen kundër Flamurtarit të fituar me shifrat 3-1.

Tifozët e skuadrës së kuqe nuk e përjetuan mirë festën e zgjatur të golit që barazoi përkohësisht shifrat për Flamurtarit dhe janë futur brenda rrethimit të fushës fillimisht duke u përleshur me fotografin e klubit vlonjat dhe më pas me rojet e sigurisë. Në sherrin ku u përfshinë edhe futbollistës, më keq e pësoi sulmuesi i Flamurtarit Andi Ribaj I cili u ndëshkua me karton të kuq.

Sa i takon ndeshjes Partizani me këtë fitore shkëputet përkohësisht me +10 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Teuta, skuadër e cila sot u mposht 1-0 nga Luftëtari. Në përfundim të ndeshjes me Flamurtarin, trajneri i Partizanit Skënder Gega u shpreh:

“90 minutat janë gjithmonë të vuajtura, asnjëherë nuk mund të fitohet ndeshja para se të fillojë. Loja ka gjithmonë momente të mira të cilat të qetësojnë, por derisa sa të bjerë bilbili përfundimtar je në tension. E rëndësishme është që fituam dhe morën 3 pikët pavarësisht gabimeve.”

Ndërkohë Rubin Hebaj, sulmuesi i cili u fut si zëvendësues dhe shënoi dy gola, përveçse ishte shumë I lumtur kishte edhe një dedikim të veçantë:

“Golat ia dedikoj gjyshit tim i cili ndërroi jetë një javë më parë.”

Ndërsa trajneri i Flamurtarit Ilir Daja deklaroi:

“Me 10 lojtarë dhe me të tjerët që ishin pa eksperiencë vështirësia kundër Partizanit është shumë e madhe. Momenti i kartonit të kuq ishte shumë I vështirë për ne dhe më pas goli i dytë për kundërshtarët thuajse e mbylli ndeshjen.”

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'