Apolonia-Vllaznia 2-0
Sfidë e fortë dhe interesante ishte edhe ajo që u zhvillua në Fier, mes Apolonisë vendase dhe Vllaznisë. Me sytë nga Durrësi, Apolonia arriti që të fitonte 2-0 me golat e Dimos në të 50’ dhe të Ribajt 3’ nga fundi duke iu afruar Teutës që humbi në -4 pikë në renditje duke e bërë garën akoma më shumë interesante.
Në takimet e mbetura Teuta do të ndeshet me Skënderbeun jashtë, pret Kukësin, direkte me Apoloninë në Durrës dhe me Tiranën jashtë. Ndërsa Apolonia përpos ndeshjes direkte me durrsakët do ndeshet me Kukësin jashtë, pret Elbasanin, udhëton në Durrës në ndeshjen direkte me Teutën dhe në fund pret Laçin. Shanset janë që në ndeshjen direkte të vendoset gjithçka se kush do të qëndrojë në elitë Teuta apo Apolonia.
d.balla/shqiptarja.com
