Ja njoftimi përkatës:
“Ju njoftojmë se për këtë takim, çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do të jenë: biletat në A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 500 lekë (të rinj); biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 200 lekë. Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.
Tifozëria mike do të ketë në dispozicion tribunat H1 dhe H2. Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit, apo të afërm të tyre, hyrja në sektorët e tribunave C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2 do të jetë falas. Për të mundësuar hyrjen në stadium, si femrat, ashtu edhe fëmijët nën moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e premte, ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
s.k/Shqiptarja.com










