Partizani, Genc Tomori:
Humbja me Laçin një aksident

Partizani, Genc Tomori:<br />Humbja me Laçin një aksident
Megjithë shijen jo të mirë që la, humbja 2-0 e Partizanit përballë Laçit, sipas drejtuesit të klubit të kuq, Genc Tomori nuk ndikon në objektivat e klubit drejt titullit kampion. “Nuk na vjen mirë. Zhgënjeym me rezultat. Megjithatë ishte vetëm ndeshja e parë, objektivat nuk ndryshojnë dhe Partizani do të synojë titullin.” Ashtu siç është normale në çdo skuadër të rinovuar, makinerisë së kuqe mund ti nevojitet pak kohë për të funksionuar në mënyrën më të mirë. Në pritje të paraqitjeve më të mira, në klub janë të bindur se kjo ka qenë merkato më cilësore e Partizanit. “Ajo që ndodhi ndaj Laçit ishte thjesht një aksident. Kjo është merkato më e mirë që klubi ka bërë krahasuar me vitet e tjera.” Tifozët por edhe opinioni presin debutimin e Edgar Çanit. Ish-sulmuesi i Kombëtares ishte një prej goditjeve të mëdha në merkato dhe po punon të rikuperohet nga dëmtimi në kohë për supersfidën me Kukësin. “Edgar Çani është pjesë e skuadrës dhe kjo mendohet të jetë java e tij. Megjithatë do të varet nga gjendja e futbollistit dhe nga stafi teknik.”
“Nuk ka çështje Hoxha”
Tomori argumentoi edhe për masën disiplinore ndaj kapitenit Hoxha, që ndaj Laçit mbeti jashtë formacionit, duke i mëshuar disiplinës brenda ekipit, por edhe zgjedhjeve teknike ku Batha por edhe disa titullarë të tjerë të sezonit të kaluar qëndruan në stol. “Nuk ka çështje Hoxha, por mungesa e tij në fushë ishte një tregues se klubi i mëshon disiplinës. Përsa i takon mosaktivizimit të Bathës, po flasim vetëm për një ndeshje, në të cilën nuk luajtën as Malota e Krasniqi. Te Partizani ka 23 futbollistë, që janë të gjithë rëndësishëm.”
Edgar Çani
Edgar Çani, sulmuesi dhe lojtari më i bujshëm i merkatos verore është pranë debutimit, ndoshta të mërkurën ndaj Naftëtarit në kupë, ose në fundjavë ndaj Kukësit. “Jam në fazën e fundit të rekuperimit dhe mund të them se jam gati. Do të flas me stafin dhe trajnerin se kur do të aktivizohem, por ndihem shumë më mirë”, thotë Çani. Edhe pse ende pa e provuar, Çani shprehet i gatshëm për t'u përballur me një nivel të lartë vështirësie në Superligë, sidomos për sulmuesit. “Ky është një kampionat shumë i vështirë, megjithatë mund të themi se kemi një skuadër të mirë dhe do t'ja dalim. Vendosemi mirë në fushë, por na duhet të korrigjojmë disa gabime”, deklaron sulmuesi i Partizanit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool