Partizani zhgënjen përsëri në Europë. Ashtu si një vit më parë, të kuqtë nuk arrijnë të fitojnë në shtëpi në turin e parë eliminator të Europa League.
Sllovenët e Mariborit kanë fituar 1-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Goli i fitores për miqtë u shënua në minutën e 50-të nga Bajde.
Një rezultat që e bën edhe më të vështirë kualifikimin për në turin tjetër. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Slloveni. Trajneri Skënder Gega debuton me humbje.
Komento