Partizani i lëshon kreun Kukësit,bien
Tirana e Flamurtari,Vllaznia surprizë

Partizani i lëshon kreun Kukësit,bien<br />Tirana e Flamurtari,Vllaznia surprizë
Edicioni 2014-15 i kampionatit kombëtar i futbollit ndoshta është më të bukurit, pasi rivaliteti ndryshe nga edicionet e kaluara është më i madh. E ndërsa edicionet e fundit ishim mësuar që të shikonim vetëm Skënderbeun me Flamurtarin në garë për titullin kampion, këtë edicion janë plot 4 ekipe në garë; Kukësi, Tirana, Partizani dhe Skënderbeu. Java e 17 ka dhuruar shumë surpriza, pasi Vllaznia merr fitoren e 5 radhazi në po kaq ndeshje, bie Partizani duke lëshuar kreun me dy humbje radhazi, ndërsa të gjitha ndeshjet kanë përfunduar 1-0, Kukësi ngjitet në vendin e parë.

Java e 17 e Superiores
Tirana nuk gjen qetësi, duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë në Kukës me rezultatin 1-0. Humbja në verilindje të vendit kushton dyfish për 24 herë kampionët e vendit, pasi është përballë një kundërshtari direkt për titull. Ashtu sikur ndaj Partizanit dhe ndaj Kukësit, Tirana ka pësuar dy humbje në tre javët e fundit, ndërsa vlen të theksohet vetëm fitorja ndaj Skënderbeut.

Golin për ekipin e Kukësit e shënoi Hysa në minutën e 4, teksa më pas Tirana tentoi barazimin, por loja e dobët dhe pa shumë ide nuk u dha mundësi bardhebluve të gjenin rrjetën e barazimit. Skënderbeu nuk fiton në Vlorë, por në shtëpi bën detyrën duke mundur Flamurtarin minimalisht 1-0.

Rikthimi te fitorja pas humbjes përballë Tiranës me mbështetjen e tifozëve e ngjit ekipin e drejtuar nga trajneri Mirel Josa në vendin e dytë me 33 pikë, aq sa edhe Partizani, por me një golavarazh më të mirë dhe vetëm 2 pikë poshte kryesuesve të Kukësit. Ekipi kampion aktual i vendit mori tre pikët ndaj kuqezinjve të Vlorës, falë golit të Olaynka 50′.

Flamurtari tentoi të barazonte në minutat e mbetura, por portieri Shehi dhe mbrojtja vendasve ishin në lartësinë e duhur duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Flamurtari detyrohet të rikthehet edhe njëherë në të njëjtat pozita, që ishte para ndeshjes me Partizanin, pasi euforia e tre pikëve me Partizanin e penalizoi në Korcë. Surpriza më e madhe e javës së 17 ka qenë humbja e Partizanit ndaj Vllaznisë në stadiumin kombëtar në Tiranë.

“Uragani” kuqeblu nga Shkodra pas 4 fitoreve radhazi, ‘hipnotizon’ edhe partizanët e Shpëtim Duros duke i thyer në shtëpi dhe siguruar fitoren e 5 në 5 javët e fundit, rekord për një ekip që në fillim të edicionit, por edhe tani diskuton mbijetesën.

Heroi i ekipit të Vllaznisë ishte Tafifli që realizoi me një gjuajtje të bukur në të 38’ e pjesës së parë. Në të 42’, një goditje e Racic u ndal nga Selimaj, por a e tërhoqi topin brenda portës apo jo, kjo vështirë të kuptohej dhe nga terreni i rënduar i "Qemal Stafës".

Për kryesorin nuk ishte gol. Në pjesën e dytë të kuqtë tentuan që të barazonin, por fati dhe terreni i rënduar e detyruan që të pranonin humbjen duke lëshuar edhe kreun për Kukësin. Ndeshje interesante ishin edhe ato në fundin e renditjes, teksa Apolonia humbi në Durrës me Teutën 1-0, ndërsa Laci fitoi përballë Elbasanit po 1-0. Me këto rezultate fundi mbetet i pandryshuar, me Apoloninë që e mbyll, ndërsa Elbasani mbetet një vend më lart vetëm falë golavarazhit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)