Partizani i pandalshëm, Kukësi
tjetër humbje ndaj Skënderbeut

Partizani i pandalshëm, Kukësi<br />tjetër humbje ndaj Skënderbeut
Partizani siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat në tre javët e fundit duke u  rikthyer fuqishëm dhe marrë kryesimin me autokritikë pas humbjes në Fier përballë Apolonisë në javën e dytë. Tre fitoret përballë Skënderbeut, Kukësit dhe së fundmi ndaj Teutës kanë ngritur në peshë kampin e kuq që ka filluar të besojë më shumë se kurrë se këtë edicion mund të fitojë titullin kampion. Përballë ‘djemve të detit’ ‘partizanët’ e trajnerit Duro shënuan dy herë dhe kontrolluan lojën pa e vendosur në dyshim për asnjë moment fitoren.

Sfida nisi e mirë për ‘demat e kuq’ që kishin një mbështetje maksimale në shkallët e stadiumit nga tifozët, që ishin të shumë të numër. Rastet e pastra nuk munguan nga minutat e para për vendasit, por mungesa e qetësisë para portës dhe aftësitë e portierit Rizvani i mohun golin Partizanit, por jo për shumë kohë, pasi në të 39 gjen golin e parë me Racic, i cili ngre stadiumin në peshë. Goli çorienton miqtë nga Durrësi që pas 3 minutash në të 42’ pësojnë edhe golin e dytë, ketë herë me Fazliun që mbyll sfidën, pasi pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë përsa i përket rezultatit.

Triumfon Skënderbeu
Kukësi nuk po gjenë qetësi në ndeshjet e fundit, pasi humbja me Partizanin një javë më parë në shtëpi është pasur me një tjetër humbje këtë herë jashtë fushe në Korçë përballë kampionëve me rezultatin 2-0. Trajneri Shaqiri nuk ka mundur që të marrë pikë në përballjen e parë me kampionët duke lënë të kuptohet që ekipi ende nuk është konfiguruar për të qenë gjendje që të konkurrojë Skënderbeun.

Kukësi rezistoi pa pësuar gol deri në minutën e 65 të pjesës së dytë, kur Sefa zhbllokoi rezultatin pas një harkimi nga djathta duke mposhtur mbrojtjen dhe portierin mik. Avantazhi çliroi akoma më shumë vendasit në repartin ofensiv duke sjellë edhe golin e sigurisë me Prognin që vulos gjithçka. Autorët e golave, të dy të ardhur nga merkato treguan që e kanë merituar këmbënguljen e korcarëve për t’i afruar në gjirin e tyre.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje