Partizani kampion, 'Tirona Fanatics': FSHF serviri serinë e radhës, kupola mafioze vendosi titullin

Partizani kampion, 'Tirona Fanatics': FSHF serviri serinë e radhës, kupola mafioze vendosi titullin

Tirona Fanatics

Partizani fitoi për herë të 17-të titullin kampion në Superligë. Në lidhje me ndeshjet e fundit dhe ngjarjet në Rrogozhinë, ku tifozët e Tiranës dhunuan arbitrin Kridens Meta, kanë reaguar edhe "Tirona Fanatics". Ultrasit bardheblu kanë sulmuar FSHF-në, duke thënë se kupola mafioze vendosi titullin.

“1939-1942-1967-2023” Të gjitha fjalët lart e poshtë nëpër pazar që "kurorëzonin" morrat prej fillimit të sezonit u finalizuan sot në serinë e fundit të dramës së futbollit shqiptar me shtëpi kinematografike pranë rrugës së Elbasanit në kryeqytet. Për shkak të mënyrës sesi kampionati po zhvillohej javë nga fundi në refuzuam të besojmë atë çka ishte e sigurtë dhe e paralajmëruar shumë më parë: "Partizani kampion me të gjitha menyrat" Kridens pleshti, KF Tirana (vetëm ne letër) dhe F$HF na servirën serinë e rradhës të denjë për Netflix! Penallti e padhënë, raste flagrante të humbura apo dhe "nervozizmi" i klubit ishin ato që dukeshin përciptazi por me shume mundesi jo ajo qe me te vertete ka ndodhur! Te gjitha instrumentat ishin kunder pervec tifozerisë bardheblu", shkruajnë "Fanatics".

Më pas "Fanatics" nuk ngurruan të sulmonin edhe arbitrin Kridens Meta, për penalltinë e dhënë për Bylis në ndeshjen e javës së shkuar, barazuar 2-2 nga bardheblutë.

"Asaj tifozerie qe e gjithe kupola e futbollit mafioz te Shqiperise apo pseudo portalet e mediat i perulen e i falen sa here ka derbi, sa here ka koreografi per t'u hapur apo stadium per t'u mbushur! Asaj tifozerie qe kthehet aq shpejt per ta nga "Aseti me i madh i kampionatit" ne kriminel qe duhet te denohen apo te burgosen pa meshire. Denimet kolektive per tifozerine bardhe e blu jane qesharake. Instrument i perdorur per te zhvendosur vemendjen nga baltosja qe ju be lojes se futbollit ne Shqiperi. I bejme thirrje te gjithe aktoreve per reflektim duke e nisur nga ate qe sot mbajne te drejten e stemes me te bukur ne bote por kurrsesi nuk perballojne dot peshen e saj!!! Sa i perket Kridens pleshtit te gjithe e pane dhe deshmuan masakren qe ky kamikaz beri ne ndeshjen ndaj Bylisit ne Rrogozhine. E se fundmi serish nje kampionat me V.K.M per klubin e kuq e tifogrupin e 17 majit", vijojnë tifozët.

 Fanatics thonë se Tirana është 29 herë kampione dhe se personat me "kostumin e pushtetit" vendosën titullin e këtij sezoni.

"Te pakten per disa dicka shkon mire e i tille eshte kthimi dekada mbrapa kur kampionatet i fitonin me te njejtin instrument: Urdherin e diktatorit e njerezve me afer tij. Rezultatet jane te njejta, ndryshojne vitet dhe aktoret. Dikur komunista te fshehur ne kostumin e partizaneve e sot komunista te fshehur ne kostumin e pushtetit! Ne jemi TIRONA! 29 here KAMPIONE e Shqiperise NE ISHIM, JEMI DHE DO TE JEMI GJITHMONE DHE VETEM KUNDER TE GJITHVE POSHTE KOMUNIZMI", shkruajnë Fanatics.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar