Sulejman Starova debuton me fitore në krye të Partizanit pas largimit të Adolfo Sormanit. Një dygolësh i Caleb Ekuban u mjaftoi të kuqve për të mundur Laçin në transfertë, me kurbinasit që nuk arrijnë të reagojnë pozitivisht edhe pa Troisin, që u zëvendësua nga trajneri Nreu.
Tentativa e Toskit nga distanca në minutën e 41-të, e para për kurbinasit në këtë pjesë u kontrollua në dy kohë nga Hoxha, për të ardhur më pas te goli i të kuqve pas një sulmi të shpjetë me protagonistë Ekuban dhe Torrasa. Argjentinasi pasoi saktë për ganezin, që pasi shmangu edhe Selmanin e dërgoi topin në rrjetë.
I njëjti kombinim mes Torrasas dhe Ekuban nuk u pëmbyll me gol në të 48-tën, por në të 64-rën pas një goditjeje këndi i lënë krejtësisht i vetëm, sulmuesi i lindur në Itali shënoi të dytin.
Në minutën e 80-të Ibrahimi i detyruar të largohej me barrelë nga fusha, u zëvendësuar nga Bardhi, ndërsa minuta më parë Ramadani kishte marrë vendin e Filit.
Në të 87-ën Starova i vën vend edhe Mentor Mazrekajt, aktivizimit i të cilit pritet me entuziazëm nga tifozët e kuq.
2 minuta më pas Alban Hoxha, ndër të paktat raste në portën e kuqe nuk befasohet nga një goditja nga distanca e kurbinasve. I pafat Faton Toski në minutat shtesë, me topin së stampohet në traversë. Pak sekonda më pas Jemini vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes, me Partizanit që rikthehet në vendin e dytë, ndërsa Laci mbetet i parafundit me vetëm tri pikë./supersport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO