Partizani kundër policisë: Do të
luajmë të dielën te stadiumi i Tiranës

Partizani kundër policisë: Do të<br />luajmë të dielën te stadiumi i Tiranës
Klubi i Partizani ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Tiranës që nuk garanton sigurinë e ndeshjes me Vllazninë në stadiumin 'Selman Stërmasi'.
 
Ndryshe nga sa deklaron policia, klubi i Partizanit deklaron se ndeshja do të zhvillohet sipas axhendës së përcaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi", ditën e diel ora 17:00.
 
Klubi i Partizanit distancohet nga dhuna dhe informacionet në media duke theksuar se situata e pasqyruar në media për incidente të mundshme nga ana e tifozerisë së kuqe është tërësisht e stisur.
 
Drejtoria e Policisë Tiranë në letrën e dërguar FSHF dhe klubit të Partizanit shkruan se tifozët e Tiranës do të bllokojnë hyrjen e tifozëve të Partizanit në stadium.
 
Gjithashtu sipas informacioneve të bluve të kryeqytetit, tifozët e Partizanit mund të thyejnë stolat e stadiumit të Tiranës në shenjë hakmarrje nga rivaliteti i vjetër mes dy ekipeve.

Deklarata e plotë e klubit të Partizanit
"Klubi Partizani garanton tifozerinë e kuqe dhe të gjithë opinionin publik, se takimi Partizani – Vllaznia i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet sipas axhendës së përcaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi “, ditën e diel ora 17:00.
 
Klubi distancohet nga çdo akt dhune dhe provokimi mes tifozerive të kryeqytetit siç edhe aluduhet. Klubi konfirmon se do të marrë të gjitha masat e nevojshme organizateve që mbarvajtja e takimit Partizani – Vllaznia të mos cënohet nga asnjë faktor i jashtëm.
 
Njëkohësisht përgjatë gjithë kësaj jave drejtues të Klubit kanë organizuar takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tifozerisë ku kemi konkluduar bashkarisht se situata e pasqyruar në media për incidente të mundshme nga ana e tifozerisë së kuqe është tërësisht e stisur.
 
Nga këto takime klubi dhe tifozeria garantojnë se jo vetëm takimi Partizani – Vllaznia, por edhe ndeshjet në vijim do të jenë një festë e vërtet sportive.
 
Prania e tifozerisë tonë në stadium do të jetë vetëm në funksion të mbështetjes së ekipit drejt realizimit të objektivit madhor fitimit të titullit kampion.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos