Partizani ‘pushton’ kryeqytetin
dhe futet në garë për titullin
VD/Tifozët e Partizanit në bulevard

Partizani ‘pushton’ kryeqytetin<br />dhe futet në garë për titullin<br />VD/Tifozët e Partizanit në bulevard
Derbi i 3 i edicionit mes Tiranës dhe Partizanit dhe i 141 në historinë mes dy klube shkon për demat e kuq që rikthehen në luftën për titullin kampion këtë edicion në Superiore. Partizani mundi Tiranën 1-2 në një super ndeshje me një interes të jashtëzakonshëm, teksa në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ishin të pranishëm mbi 10 mijë tifozë.
tirana
Ndeshja nisi në sulm për Tiranën, por golat i shënoi Partizani. Të kuqtë u treguan pragmatistë duke u mbrojtur mirë dhe shënuar dy herë brenda 33 minutave.
tirana
Golin e parë e shënoi Nexhipi, që duket se ia ka marrë dorën Tiranës, pasi u ka shënuar edhe dy herë më parë në derbi. Shqiptari nga Maqedonia në minutën e 25 kaloi demat e kuq në avantazh.
derbi
Fantazisiti dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni perfekt, që nisi nga krosimi i Ibrahimit nga e djathta, ndërsa serbi Racic e uli mjaft mirë me kokë për Nexhipin që ngriti stadiumin në peshë nga entuziazmi.
tirana
Goli u shoqërua edhe me 5 minuta ndërprerje të ndeshjes, pasi festa e të kuqve i kaloi limitet me fishekëzjarre dhe tymuese në fushë. Nga rrëmuja përfitoi Partizani që shënoi edhe golin e dytë në të 33’ me Racic këtë herë.
guerilasit
Goli i serbit ishte dhuratë e portierit Frashëri që nuk zotëroi një top të krosuar nga e majta. Me avantazhin 0-2 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën
tribuna
Tirana në të 61’ ngushtoi shifrat me Morinën duke ngjallur shpresat për barazimin, por që nuk ndodhi deri në fund duke detyruar bardheblutë të dalin kokë ulur nga fusha për të 56 herë në histori.

Radiografia e derbit Tirana-Partizani

79’ Tirana ekzekuton një goditje dënimi me Bulkun, që fillimisht grushtohet nga Hoxha, topi shkon te këmbët e Muzakës që gjuan fuqishëm, por Hoxha e ndal për herë të dytë duke e zotëruar.

66′ Tirana pranë golit të dytë me Gentian Muçën, i cili pas një pasimi nga Morina kishte mundësinë që të barazonte, por nuk arrin të godasë.
 
61′ Tirana shënon golin e parë duke ngushtuar shifrat. Muzaka hodhi një top në zonë nga krahët për Morinën që goditi saktë duke mposhtur Hoxhën.
 
53′ Vila pas jnë aksioni të Fazliut gjuan brenda zonës, por Frashëri këtë herë është në vendin e duhur.
 
49′ Sulmuesi malazez i Tiranës, Bushiç gjuan me kokë por Alban Hoxha kontrollon topin.
 
48′ Bulku tenton që të godasë në zonë, por Batha largon rrezikun. Tirana qëndron në sulm.


33’ Partizani dyfishon rezultatin me Racic. Pas një gjuajtje të fuqishme nga e majta, portieri Frashëri e grushton gabimisht duke ia dhuruar në këmbë topin serbit Racic që e dërgon në rrjetë.

31′ Por situata u qetësua pas ndërhyrjes së dy palëve dhe arbitrave duke bërë të mundur rifillimin e sfidës.
 
26’ Ndërpritet ndeshja për 5 minuta pas golit të Partizanit. Tifozët e kuq hedhin fishekëzjarrë në fushë duke e bërë të pamundur zhvillimin.

25’ Partizani kalon në avantazh me Nexhipin. Pas një krosimi të bukur në zonë nga Ibrahimi, Racic e ul topin bukur me kokë për fantazistin që me shumë qetësi e dërgon në rrjetë duke eklipsuar mbrojtjen e Tiranës. 0-1 për Partizanin. Ky ishte goli i tretë për Nexhipin në derbi.

20’ Lojë e fortë në mesfushë nga dy ekipet. Partizani tërhiqet në mbrojtje. Tirana zhvendos në kërkim të golit.
 
17′ Tirana ka një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh. Bulku kroson në zonë, godet me kokë Muça, por topi ndalet nga traversa
 
14′ Mesfushori Muzaka tenton të depërtojë në krahun e djathë por arbitri vërshëllen për pozicion jashtë loje.
 
08′ Tirana fiton një goditje këndi. Afrohet Bulku për të gjuajtur, por tifozët e Partizanit hedhin flakadantë, ndërpritet për pak sekonda ndeshja. Arbitri paralajmëron ekipin e kuq.
 
02′ Partizani fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës, por pa rrezik për bardheblutë.

19:00 Nis derbi Tirana-Partizani, i 141 në histori.



18:40 Për herë të parë në Shqipëri në derbin Tirana-Partizani do të përdoret sprai që vizon pozicionin ku do të qëndrojë muri mbrojtës dhe vendoset  topi. Bardhyl Pashaj do të jetë arbitri që do të ketë fatin ta përdorë për herë të parë në Shqipëri.
sprai

18:37 Formacionet zyrtare
Tirana: Frashëri, Ristevski, Curri, Muça, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata, Morina, Ndikumana; Tr. : Gugash Magani
tirana partizani

18:30 Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Trashi, Cuculi, Vrapi, Ibrahimi, Fejzullahu, Batha, Nexhipi, Mazrekaj, Vila, Racic. Tr: Shpëtim Duro
partizani

18:30 Lojtarët e Partizanit dhe Tiranës përshëndesin tifozët në shkallët e stadiumit.
tirana

18:15 Fillojnë që të mbushen shkallët e stadiumit kombëtar. Pritet që pas pak të shpalosen edhe koreografitë përkatëse të Partizanit dhe Tiranës.  
tirana
tirana

18:10 I pranishëm në stadium sonte do të jetë edhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi. Praninë, tekniku italian e ka konfirmuar përmes një fotoje me një nga fansat e Partizanit para ndeshjes.
de biasi

17:55 Lojtarët e dy ekipeve zbresin në fushë për përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes. Kjo do të jetë ndeshja e parë në kryeqytet që nga 21 Dhjetori i 2014 mes Tiranës dhe Teutës. Tashmë fusha është rikonstruktuar dhe gati për derbin e radhës, të tretin e edicionit.
tirana
17:45
Tifozët nisin hyrjen në stadium. Policia në gatishmëri për shmangien e incidenteve. Tifozët e dy ekipeve janë vendosur në pjesë të ndryshme të stadiumit me një kordon policie në mes për të shmangur përplasjet. Interesimi për sfidën është maksimal.
hyrja



17:30 Tifozët e dy ekipeve, Tiranës si pritëse e derbit këtë radhë dhe Partizanit kanë nisur marshimin të organizuar në drejtim të stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” për ndeshjen e shumë pritur në orën 19:00.
tifozet
Grupimet “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” e kanë kthyer pasditen e sotme në festë, pasi rrugët e kryeqytetit janë mbushur nga flamujt e dy ekipeve, teksa nuk kanë munguar edhe këngët dhe brohoritjet në mbështetje të ekipeve të zemrës.
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni