Partizani merr frymë thellë, vjen fitorja e parë e sezonit në javën e 8! Teuta dorëzohet para Laçit

Partizani ka gjetur fitoren e parë për këtë sezon në Superligë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja më në fund ka marrë tre pikët në javën e 8 të Superligës pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Kastriotin. Në Kamzë të kuqt realizuan nga një gol në secilën pjesë, fillimisht me Mustën dhe më pas me Rrapajn. Kjo fitore më shumë se sa për pikët do të vlejë për moralin e skuadrës.

Ndërkohë po me të njëjtin rezultatin 2-0, Laçi i Mirel Josës ka mposhtur Teutën kampione në fuqi. Kjo është fitorja e dytë për kurbinasit që duket se kanë lënë pas momentin e vështirë të fillimsezonit.

Java e 8 e Superligës do të mbyllet të hënën me ndeshjen Egnatia-Vllaznia në Rrogozhinë.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 8 u luajtën të shtunën me Tiranën që fitoi thellë 4-0 derbin me Dinamon, ndërsa Skënderbeu ashtu si Partizani mori fitoren e parë duke mposhtur Kukësin 2-1.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim