Partizani luan sot në 17:00 me Atletic D'Escaldes në Andorra, për turin e dytë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë duket se e kanë të lehtë ndeshjen në letër, kjo favorizuar edhe nga largimet në masë ne Atletic. Kampionët e Andorrës u eliminuan një javë më parë nga Champions League, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Fede Bessone.
Me largimin e tij, edhe nëntë futbollistë kanë lënë skuadrën. Marti Riverola , Victor Casadesus dhe Victor Alonso kanë vendosur të ndërpresin kontratën me marrëveshje të përbashkët me klubin. Ata nuk janë të vetmit, pasi janë larguar edhe Víctor Maffeo, Victor Pérez, Vitolo, Àlex Sánchez, Jilmar dhe Mathias Coureur.
Ngjarjet në klubin kampion të Andorrës kanë vetëm pak ditë që kanë ndodhur, me Partizanin që merr një asist dhe është favorit për të kaluar turin e dytë në CL.