Lisandër Hoxha: U hakmore ndaj FRPD, se të tmerron Foltorja për Rininë! Të rinjtë demokratë, të parët që folën për krizën politike në PD

Lisandër Hoxha: U hakmore ndaj FRPD, se të tmerron Foltorja për Rininë! Të rinjtë demokratë, të parët që folën për krizën politike në PD

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka akuzuar Lulzim Bashën se po tradhton rininë demokrate duke abuzuar me shpalljen e zgjedhjeve në këtë organ të partisë, që sipas Hoxhës ka strukturat e veta të pavarura.

Hoxha shprehet se Basha po hakmerret politikisht ndaj rinisë demokrate të FRPD pse deklaroi se një pjesë do i bashkohet Foltores së Rinisë që do të mbledh ditën e nesërme Sali Berisha.

“Forumit Rinor te PD, i cili te dha gjithçka deshe, nuk i the asnjehere faleminderit, Kryetar!Qe prej 2015 dhe deri me sot, me qindra te rinj te FRPD jane burgosur ne aksionet politike te PD. Te gjithe u ndjeme te tradhtuar ne 2017 dhe perseri ne 2021 kur u talle me rinine. Une te paralajmerova, Lulzim Basha, publikisht per katastrofen dhe te tregova se dinjiteti dhe morali njerezor eshte akoma nje vlere mes te rinjve demokrat.

Mbreme ke urdheruar, pa asnje baze, te hapesh garen per FRPD. Nje urdher lufte nga nje Gjeneral pa ushtri, nje Kryetar pa Parti. Askush nuk te bindet me jashte katit te dyte te selise se Partise Demokratike, z. Basha. Hakmarrja juaj prej neandertali politik te shkolluar ne Europe nuk te nderon aspak. Perbuzja ndaj te rinjve me aktiv, qe bene burg per ju, nuk eshte tipar lidershipi, por eshte tipar skutherie. Te rinjte jane te paret qe folen per krizen politike ne PD dhe kerkuan hapjen e debatit politik brenda shtepise tone. Une erdha ne deren e Partise Demokratike dhe te kerkova kete gje publikisht sapo i humbe zgjedhjet e pahumbshme te 25 Prillit. Heshtja prej fajtori dhe strukja ne divanin e zi te zyres nuk i zgjidhi problemet. Sot ke kunder te gjithe strukturen e FRPD.

Foltorja me rinine eshte ajo e cila te tmerron me shume se gjitheçka tjeter sepse e di mire efektin e saj. Perbuzja qe ke treguar ndaj nesh eshte kthyer ne nje sfide, e cila do te mbyllet me largimin tend, z. Basha, nga drejtimi i Partise Demokratike. 11 Dhjetori eshte dita e gjykimit per te gjithe stabilokratet qe mendojne se do e mbajne peng Partine Demokratike. Zoti i bekofte te rinjte demokrat!”, shkruan Hoxha.

Ditën e djeshme Basha hapi garën për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Sipas Bashës mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Por kjo është cilësuar si akt stalinist e i turpshëm nga Sali Berisha, ndërsa vendim ‘nul’ nga Belind Këlliçi.


Lajmi kryesor:

Kadilli kundër Bashës dhe Berishës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi