Partizani arrin fitoren e parë në kampionatit pas 3 javësh duke mundur ekipin kampion të Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0. Golin për ekipin e Partizanit e shënoi Emiljano Vila në minutën e 90 nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjyqtari Jorgji vendosi që të akordonte një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt pas një ndërhyrje të dyshimtë të futbollistëve të Skënderbeut në limitet e zonës së rreptësisë duke ngjallur debat. Theksojmë që futbollisti i Skënderbeut Nimaga pas përfundimit të pjesës së parë u transportua për në spital pas një problemi shëndetësor, por pa rrezik.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pasi barazoi me Lacin dhe humbi në Fier me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu pësoi humbjen e parë në kampionat pas dy fitoreve radhazi.Pas javës së tretë kampionati kryesohet nga Tirana dhe Kukësi që kanë barazuar në javën e fundit në Lac dhe në Shkodër.


d.b/shqiptarja.com