Partizani në Norvegji pa Guerrilsat

Partizani në Norvegji pa Guerrilsat
Tifozët e Stromsgodset do të jenë të qetë në ndeshjen e parë, pasi ultrasit e Partizanit nuk do të jenë të pranishëm në Norvegji për shkak të kushteve të udhëtimit. Faqja zyrtare e ultrasve të kuq ka njoftuar se vendimi erdhi në pamundësi për të marrë miratimin nga agjencitë e udhëtimeve për fluturimet charter dhe prenotimet.
 
“Guerrils nuk do të shkojnë në mënyrë të organizuar drejt Norvegjisë. Asnjë agjenci udhëtimesh nuk e merr përsipër një udhëtim të organizuar drejt Norvegjisë për shkak të datës së afërt (2 korrik) dhe biletave të avionëve.

Vetëm një agjenci na dha siguri për udhëtimin e 100 personave, por para disa orësh kjo agjenci na konfirmoi që është i pamundur udhëtimi. Dëshira e madhe për këtë transferte e bën më të vështirë faktin e dështimit, por jo nga ne si tifozë, por totalisht nga rrethanat e saj.

Megjithatë, disa nga përfaqesuesit tanë do të jenë prezent në Drammen, ku kryesisht janë anëtarë që jetojnë në vende të BE. Perfaqesuesit e Guerrils do te merren me organizimin e plotë të tifozëve para dhe gjatë ndeshjes.

Ftojmë cdo anëtar dhe dashamirës të Partizanit, te cilet ndodhen ne Norvegji, Suedi apo ne ndonjë vend tjetër ku u jepet mundësia per te udhëtuar drejt stadiumit, ta mbeshtesin ekipin ne menyre maksimale ne kete ndeshje te rendesishme” thuhet në njoftimin e klubit. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet