Partizani nesër përballë Korabit në
Elbasan, 125 policë në gatishmëri

Partizani nesër përballë Korabit në<br />Elbasan, 125 policë në gatishmëri
Elbasan- Policia ka vendosur në dispozicion 125 punonjës për mbarëvajtjen e sigurisë në ndeshjen Partizani- Korabi që do të zhvillohet nesër në orën 17:00.

Policia Elbasan njofton se nesër nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, ndërsa kufizime do të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit. 

Tifozëve si gjithmonë nuk do u lejon në stadium celësat, fishekzjarre, shishe dhe sende të tjera të forta.

Partizani i zhvillon ndeshjen në Elbasan, pasi nuk arriti akordin me Tiranën për t’i luajtur në ‘Selman Stërmasi’.

Deklarata e policisë
Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “K.F. Partizani” - “K.F. Korabi

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “Korabi”, e cila do të zhvillohet më datë 18.12.2016 në orën 17:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër , në orën 15:00, të datës 18.12.2016 ju bëjmë me dije se:
Ø Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
Ø Nga “Kryqëzimi I Rrugës së Tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi I automjeteve
Ø Nga “Kryqëzimi I Romëve” deri tek Kryqëzimi në dalje në Unazë nuk do të lejohet parkimi I automjeteve. 
Ø Nga “Kryqëzimi I Romëve” deri tek “Kryqëzimi I Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I automjeteve.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 125 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 18 Dhjetor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Redaksia Online
DY.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid