Partizani rikthehet te fitorja dhe te vendi i dytë në kampionat. Të kuqtë mundën ekipin e Korabit në Elbasan me rezultatin minimal 1-0 me një gol të shënuar nga Azubel në minutën e 39'.
 
Aktualisht Partizani ka të njëjtën kuotë pikësh me Skënderbeun, 32 duke ndarë vendin e dytë.
 
Skënderbeu humbi në Kukës ndaj vendasve, që morën komandën e kampionatit.
 
Fitore me shumë vlera mori edhe Flamurtari përballë një rivali direkt për mbijetesën si Laci duke e lënë pas me 3 pikë.
 
Gjeti qetësinë edhe Tiranë që fitoi ndaj Luftëtarit 2-0, ndërsa Vllaznia barazoi me Teutën.


dy.b/shqiptarja.com