Partizani ka vënë njërën dorë te titulli kampion pasi të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Teutën në javën e 25 të kampionatit. Në “Selman Stërmasi” ndeshja u zhbllokua shpejt falë një goditje dënimi të ekzekutuar nga Telushi, ndërsa pak çastë më pas një ish si Ardit Hila dyfishoi rezultatin.
Në fraksionin e dytë të lojës Teuta u përpoq të bënte diçka ndryshe, por në asnjë rast nuk arriti ta dërgonte topin pas shpinës së portierit Alban Hoxha. Në minutat e fundit Partizani vrau çdo shpresë të durrsakëve me një kundërsulm që u finalizua nga Eraldo Çinari.
Me këtë fitore Partizani e çon në 9 pikë diferencën me Kukësin ndjekës që të shtunën u mposht në transfertë nga Skënderbeu.