Partizani nuk gjen qetësi, gati për
goditjen e madhe, këtë herë në stol 

Partizani nuk gjen qetësi, gati për<br />goditjen e madhe, këtë herë në stol <br>
Vendi i gjashtë pas 17 javësh për një ekip që është ndërtuar për t’u shpallur kampion nuk mund të pranohet kurrsesi nga drejtuesit e Partizanit. Humbja në Vlorë ka rikthyer pakënaqësitë në kampin e kuq, ndërsa në pikëpyetje është trajneri Starova.

Mediat austriake shkruajnë se Walter Schachner mund të jetë trajneri i Partizanit. Duke parë që objektivat për këtë edicion nuk mund të arrihen, drejtuesit e kuq kanë filluar të mendojnë për edicionin tjetër. Për t’i dhënë kohë një trajneri dhe strategjie të re, drejtuesit mund të afrojnë trajnerin austriak.

Walter Schachner ka luajtur me disa ekipe në Austri, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar ka drejtuar edhe në Gjermani. Njeriu që po negocion për ta sjellë në Shqipëri sipas medieve austriake është Marian Prela, i njëjti që solli Pacult te Kukësi.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur