VIDEO/ Partizani përmbys Kukësin dhe gëzon për Teutën, Tirana mposhtet në Durrës! Derbi bëhet i jashtëzakonshëm

Partizani ka rikuperuar 3 pikë në luftën për titull kampion, pasi të kuqtë kanë bërë detyrën kundër Kukësit edhe pse fillimisht e panë veten në disavantazh. Në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet verilindorët zhbllokuan shifrat falë Taipit që ktheu në gol një penallti. Nuk kaloi shumë dhe të kuqtë barazuan me të njëjtën mënyrë, vetëm se këtë herë autor ishte Da Silva.

Gjithsesi po brenda pjesës së parë erdhi përmbysja, pasi Atanaskovski finalizoi brenda zonës dhe çoi peshë tifozët e kuq. Më tej ndeshja do mbyllej me një tjetër gol të Da Silva-s, me Partizanin që festoi edhe humbjen e Tiranës. 

 

Në ‘Niko Dovana’ durrsakët fituan 2-1 me përmbysje ndaj bardhebluve kampion në fuqi që gjithashtu udhëheqin Superligën. Në minutën e 52 kryeqytetasit kaluan në avantazh me një gol të bukur të Rimal Haxhiut, por brenda pak minutave Emiljano Vila riktheu baraspeshën. Më tej ishte Lorenzo Vila ai i cili përmbysi dhe i siguroi Teutës një trepikësh shumë të rëndësishëm që e ngjit në vendin e 6 dhe e kthen në luftë për Europën. Nga ana tjetër Tirana pas 32 javësh e sheh veten ti ngushtohet diferenca me Partizanin ndjekës vetëm në 2 pikë. Për rrjedhojë derbi i 17 majit pritet të jetë tejet vendimtar dhe njëkohësisht emocionues në luftën për titull. 

 

Në ndeshjet e tjera Kastrioti i vendit të fundit u ndal në një barazim 2-2 me Vllazninë. Të dyja ekipet mbeten me 10 lojtarë, ndërsa në Rrogozhinë Egnatia po shkon drejt blindimit të një vendi që shkon në Kupat e Europës pasi fitoi pastër 2-0 kundër Bylisit.  

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?